• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PAPRITUR/ Sonila Meço largohet nga “Ora News” (REAGIMI)
Home
Aktualitet
Media

E PAPRITUR/ Sonila Meço largohet nga “Ora News” (REAGIMI)

17 August, 2021 F.autor Aktualitet, Media

Sonila Meço është larguar nga Ora News.

Kjo konfirmohet nga vetë gazetarja, me anë të një statusi të gjatë.

Për momentin ajo nuk thotë se ku do të shkojë dhe pse u largua nga Ora News.

Postimi i Meços

Kur i hyn më së pari gazetarisë, jetës publike dhe medias nuk mendon me gjithsej, por përqendrohesh tek fakti se ke mjetin, vëmendjen dhe aftësinë të ndikosh.

Mandej do duhet të mësosh se t’i mbijetosh këtij profesioni për atë që e ke dashur qysh në krye do të thotë të rezistosh, duke e bërë atë që thua, tregon e pasqyron më të rëndësishme se imuniteti ndaj kritikës, presioni i numrave të audiencës, sulmi i pushteteve të çdo lloji, interesat financiare të momentit të pronarëve, hallet personale dhe grackat e influencës.

Në momentin që kupton këtë je gazetar i lirë, i lirë edhe për të ikur, për t’u rikthyer, për të zgjedhur ku të vijosh të tregosh histori, realitete, të analizosh e kontribuosh pa menduar logon. Sepse sot, në suferinën teknologjike, të gjithë mund të jenë potencialisht gazetarë.

Por në ndryshim nga fillesa, mjeti nuk është më vetëm televizioni, vëmendjen e merr edhe thjesht një vezë mbi tavolinë me 27 milion pëlqime, ndërsa ndikimi ende mbahet, ai është ende i mbrojtur nga raporti i drejtë dhe i vërtetë me publikun e publiken.

Ndaj sot, me gjithë mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pronarit dhe drejtuesve për realizimin e Tempora-s në RTV Ora kam vendosur t’i jap fund prezencës sime në këtë logo televizive, ku kemi kaluar ditë të jashtëzakonshme e sfida të ethshme për të vijuar të bëj atë që kam bërë gjithmonë, gazetarí dhe media.

Duke rezistuar në dëshirën për të bërë një punë të paqme e jo thjesht një punë. Unë mbetem Sonila…siç kam dhënë prova vazhdimisht (edhe pse kam mësuar të jem ok edhe me ata/ato që kanë njohur a kanë dashur të shohin veç njërën anë të historisë në situatat kur shpesh më shumë se rrallë jam ndodhur jo për zgjedhjen time).

Dhe si Sonilë do t’ju drejtohem gjithmonë, pavarësisht logove televizive. Shihemi së shpejti…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BABI A DO VDESËSH...?" Mesazhi zanor drithërues i 6-vjeçarit, të cilit i ati i ngeci në Kabul
Previous article SHISH: Ja si ndikoi COVID-19 në sigurinë e vendit gjatë vitit 2020, teoritë konspirative e nxitja e dhunës

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT