• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PAPRITUR/ 17 anëtarë të familjes “El Chapo” u dorëzohen autoriteteve amerikane
Home
Nderkombetare

E PAPRITUR/ 17 anëtarë të familjes “El Chapo” u dorëzohen autoriteteve amerikane

13 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

17 anëtarët e familjes “El Chapo” Guzmán janë dorëzuar vullnetarisht te autoritetet amerikane ditën e premte, në pikën kufitare San Ysidro, që lidh qytetin meksikan Tijuana me San Diegon në Kaliforni. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari meksikan Luis Chaparro, i njohur për raportimet mbi krimin e organizuar, i cili ka publikuar edhe pamje të të afërmve të El Chapos duke mbajtur valixhe dhe duke pritur në radhë për t’u dorëzuar te autoritetet amerikane, përfshirë agjentë të FBI-së.

Mes personave që u dorëzuan ndodhej edhe Griselda López, ish-bashkëshortja e dytë e El Chapos dhe nëna e Ovidio Guzmán López, i njohur si “El Ratón”, i cili u ekstradua në SHBA në vitin 2023.

Ajo shoqërohej nga një vajzë, si dhe disa nipër dhe mbesa të liderit famëkeq të Kartelit të Sinaloas, i cili aktualisht po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në SHBA.

Ky veprim vjen pak ditë pas njoftimit se Ovidio Guzmán López ka arritur një marrëveshje me autoritetet amerikane, duke pranuar fajësinë për disa akuza të lidhura me trafikimin e drogës, gjatë një seance gjyqësore të mbajtur më 6 maj në një gjykatë federale në Çikago.

Dorëzimi i papritur i pjesëtarëve të familjes së një prej bosëve më të fuqishëm të drogës në histori, ka ngjallur reagime të shumta dhe spekulime mbi arsyet që fshihen pas këtij vendimi. Deri tani, autoritetet amerikane nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për qëllimin apo statusin ligjor të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article URON RAMËN PËR FITOREN/ Zelensky: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet! Vlerësojmë qëndrimin tuaj...
Previous article VOTA PREFERENCIALE/ PD fitoi dy mandate në Kukës, ja kush hyn në Parlament nga lista e hapur

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT