• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E PAPRANUESHME”/ Akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet ruse nga SHBA, Moska thërret ambasadorin amerikan
Home
Nderkombetare

“E PAPRANUESHME”/ Akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet ruse nga SHBA, Moska thërret ambasadorin amerikan

10 September, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se e ka ftuar në bisedë ambasadorin amerikan në Moskë, John Sullivan, në lidhje me supozimet për ndërhyrje në zgjedhjet ruse nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas njoftimit, zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov, i ka thënë ambasadorit amerikan se, Moska posedon prova se kompanitë e teknologjisë së SHBA-së kanë shkelur ligjin rus.

Pretendimet ruse bëhen përpara zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më vonë këtë muaj.

“Një ndërhyrje e tillë është e papranueshme”, thuhet në deklaratë.

Agjencitë shtetërore të lajmeve TASS dhe Ria Novosti raportuan se ambasadori Sullivan qëndroi në ministrinë e Jashtme ruse për rreth 20 minuta dhe nuk ka bërë komente pse ka qenë aty.

Deklarata e ministrisë ruse nuk dha detaje për shkeljet e pretenduara.

Muajt e fundit autoritetet ruse – përfshirë presidentin Vladimir Putin – kanë akuzuar vazhdimisht kompanitë e tilla si Facebook, Twitter dhe WhatsApp se nuk kanë respektuar ligjet vendore.

Kritikat kishin të bënin sa i takon ruajtjes së të dhënave personale dhe heqjes së përmbajtjes që konsiderohet e paligjshme.

Muajt e fundit, gjykatat e Moskës kanë shpallur gjoba ndaj Google, Facebook, Tëitter, WhatsApp, Telegram dhe TikTok për këto çështje.

Shumë kritikë thonë se këto masa të organeve ruse nuk kanë të bëjnë me “integritetin e internetit”. Ata kanë akuzuar autoritetet ruse se po përpiqen të shuajnë mospajtimin për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 19 shtator dhe popullaritetin në rënie të Partisë së Bashkuar në pushtet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRJASHTIMI I BERISHËS/ Tritan Shehu debat me Bashën: Të mora në cel nuk ma hape, të shkrova dhe SMS
Previous article E PLOTË/ Nikolla si kryetare Kuvendi: Bashkë duhet të bëjmë Parlamentin pasuri publike, jo një hapësirë përçarëse

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT