Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një 38 vjeçar ka vrarë veten me armë zjarri. I riu është gjetur në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës.
Mësohet se ai u gjet në mjetin tip Volvo me targë AB 550 AI, ndërsa sipas policisë, dyshohet se viktima vuante nga depresioni.
Betim Kastrati ishte baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Kamëz. ai gjithashtu ishte shofer i drejtorit të Portit të Durrësit.
Fillimisht ngjarja u hetua për ndonjë vrasje të mundshme, por sipas policisë, Kastrati kishte vrarë veten, në kushtet e depresionit.
Ky lajm ka tronditur miqtë e tij që cilët nuk kanë reshtur së shkruari në rrjetet sociale fjalë prekëse për vetëvrasjen e Betim Kastratit.
Alpenews.al ju sjell me foto mesazhet ngushvlluese tv miqve tv Betim Kastratit.