Fotografitë nuk rënditën më në mënyrën kronologjike në “newsfeed” në Instagram. Tashmë rrjeti social përdor diçka që quhet “feed ranking” për të na treguar fotot e njerëzve që i kemi më të afërt, transmeton Indeksonline.
Këtë e ka konfirmuar dizajneri i Instagram, Jill Nussbaum. Ai këtë e ka arsyetuar se njerëzit po humbasin fotografi të personave të afërm.
Për ta bërë këtë Instagram po përdor të dhënat në Facebook për ta parë se kë e keni person të afërt.


