• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PABESUESHME/ Çfarë është WiGig dhe ku ndryshon nga rrjetet tradicionale Wi-Fi
Home
Teknologji

E PABESUESHME/ Çfarë është WiGig dhe ku ndryshon nga rrjetet tradicionale Wi-Fi

22 November, 2018 Isa.Autor Teknologji

Wi-Fi 6 është pranë finalizimit, megjithatë nuk është teknologjia e cila garanton internetin wireless më të shpejtë.

WiGig është dizajnuar për shpejtësi të mëdha në distanca të vogla dhe versioni i përmirësuar i teknologjisë po përgatitet për 2019-ën.

WiGig shpjeguar thjeshtë

WiGig transmeton të dhënat përmes valëve wireless mbi frekuencën 60Ghz dhe ndryshe nga Wi-Fi 6 i cili përdor 2.4Ghz dhe 5Ghz.

Frekuenca 60Ghz është më pak e dendur sesa 2.4 ose 5Ghz që do të thotë se mund të transferojë të dhëna më shumë përnjëherë.

Specifikisht versioni aktual i WiGig premton shpejtësi reale deri në 5Gbps ndërsa Wi-Fi 6 jo më shumë se 2Gbps. Ndërsa versioni i ri i WiGig që do të vijë vitin e ardhshëm mund të transmetojë deri në 10Gbps.

Deri këtu çdo gjë duket për mrekulli por edhe kjo teknologji ka ngërçet e veta. Sa më të shkurtra gjatësitë e valëve, aq më i vogël mbulimi. Aleanca Wi-Fi thotë se WiGig mund të funksionojë në distanca deri në 10 metër, por e ka të vështirë të penetrojë muret dhe pengesat e tjera.

Pajisje WiGig në distanca më të mëdha bien në performancën e Wi-Fi 6.

WiGig 802.11ad dhe 802.11ay

WiGig u prezantua për herë të parë në 2009 nga Wireless Gigabit Alliance. Në 2013-ën kjo aleancë u mbyll dhe Wi-Fi Alliance nisi aktivitetin për të zëvendësuar të parin.

Wi-Fi Certified WiGig është një standard i Wi-Fi Alliance ashtu si dhe WPA3.

Versioni origjinal i WiGig i publikuar në 2012-ën përdorte standardin 802.11ad me shpejtësi deri në 5Gbps në distancë 10 metër.

Një standard i ri pritet të hyjë në funksion dhe është 802.11ay i cili do të rrisë kapacitetet e WiGig madje edhe distancën në 100m.

Për çfarë do të përdoret WiGig?

WiGig nuk ka për të zëvendësuar Wi-Fi 6 edhe sikur mbulimi të rritet, Wi-Gig nuk mund të penetrojë muret dhe pengesat e tjera fizike.

Duhet të keni dy pajisje WiGig në të njëjtën dhomë për të përfituar nga avantazhet që ofron.

Këto janë disa teknologji që mund të përfitojnë nga WiGig:

  • Një kompjuter me pajisje të realitetit virtual. HTC Vive sot përdor WiGig
  • Një telefon, tablet ose kompjuter që mund të transferojë përmbajtje përmes valëve wireless në televizor. Asus ROG Phone mund të përdor WiGig për tu lidhur me televizorin me anë të valëve wireless
  • Pikat e aksesit wireless në ambiente të jashtme mund të komunikojnë me pajisjet duke përdorur WiGig për shpejtësi të larta ashtu siç 5G mund të ofrojë internet për shtëpitë.

Si mund të kem WiGig?

Netgear shet disa router me këtë teknologji. Përmendim Netgear Nighthawk X10 AD7200.

Ju mund të blini edhe telefonin ASUS ROG Phone apo pajisjen e realitetit virtual HTC Vive.

Në fund të fundit, WiGig është vetëm një shtesë e Wi-Fi. Çdo pajisje që mbështet WiGig duhet të mbështesë standardet bazike si Wi-Fi 6.

Megjithatë jo çdo pajisje Wi-Fi 6 vjen me WiGig, raporton PCWorld Albanian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËNGU I LIMONIT/ Ja të gjitha truket që mund të bëni me të në shtëpi (VIDEO)
Previous article KANCERI I LËKURËS/ Këto janë shenjat që neglizhohen

Isa.Autor

Postime të ngjashme

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune Teknologji

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena” Teknologji

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT