Një punonjës hoteli është bërë i njohur kudo pasi publikoi videon me një grua, e cila e ofendonte për ngjyrën e lëkurës.
Craig Brooks punon me shërbimet e klientëve në një hotel në Texas, ku pati një telefonatë me gruan që donte të rezervonte një dhomë. Para se të mbyllte telefonin, ajo u dëgjua duke thënë: “Po, ai zezak dreqi”.
Kur arriti në hotel pas 10 minutash, 26-vjecari vendosi ta sfidonte duke i thënë që nuk mund të qëndronte në hotel.
Gruaja: Unë duhet të qëndroj këtu, nëna ime ka vdekur.
Brooks: E kuptoj, por ti më quajte zezak dreqi.
Gruaja: Më fal.
Brooks: Jo, ti nuk kërkove ndjesë kur e the në telefon. Kjo është mbi mua.
Kur gruaja ishte rrugës për në hotel, Craig telefonoi menaxherin për ta njoftuar se u përball me një ofendim racist. Kështu mori konfirmimin se nuk do të bënte asnjë tolerim ndaj gruas dhe nuk do ta lejonte që të kalonte natën në hotel.