• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E NJOH FATJON MURATIN…”/ Prençi: Babai i ndjerë një biznesmen i ndershëm, i biri lundroi në sportin e rëndë të krimit
Home
Aktualitet
Kronikë

“E NJOH FATJON MURATIN…”/ Prençi: Babai i ndjerë një biznesmen i ndershëm, i biri lundroi në sportin e rëndë të krimit

14 March, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-drejtues i lartë i policisë shtetit Shemsi Prençi i ftuar në “Ora e Betit” tha se e njeh personalisht Fatjon Muratin, pronari i lokalit ku ndodhi masakra me 1 viktimë dhe 6 të plagosur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Ai tha se babai i tij i ndjerë ka qenë një njeri punëtor por i biri lundroi në botën e krimit.

Edhe pse u përfol se objektiv i atentatit ka qenë xhaxhai i Fatjonit që mbeti i plagosur,  Prençi ka bindjen se ishte vetë Fatjoni.

Porosia thotë se është bërë nga grupe të fuqishme kriminale porse personat që e ekzekutuan ishin amatorë.

Prençi: Fatjon Muratin unë e njoh personalisht.I kam njohur dhe të atin ndjesë pastë, një biznesmen i ndershëm i ardhur nga veriu i Shqipërisë, nga Kukësi, njeri punëtor. Djali ka lundruar në botën e sportit të rëndë, kriminalitetit. Ngjarja e tre ditëve më parë në “Don Bosko” tregon shumë.

Së pari është ngjarje terrori sepse personat e përdorur në ngjarje janë të grupeve kriminale të fuqishme që kanë mes tyre larje hesapesh por në këtë rast si duket profesionistët nuk janë gjetur dhe ata që kanë shkuar për të bërë ngjarjen kanë qenë amatorë. Nuk kanë identifikuar sa dhe si duhet objektin për të cilin kanë shkuar. Amatorë kanë filluar të shkrepin automatikun, njëri i bllokuar.

Edhe me një automatik,100 vete të kesh në lokal i vret.Por ata nuk kanë pasur të dhënë të sigurta për objektin të cilin  janë nisur. Kjo ngjarje që është kthyer në ngjarje terrori ka pasur objekt Fatjonin. Absolutisht Fatjoni ka qenë objekti. Ka një histori shumë të gjatë Fatjoni me drogën në Tiranë dhe Dibër. Janë njerëz të humbur dhe zhdukur që nuk dihet ku kanë nam e nishan.

Problemi është se personat që e kanë organizuar janë persona të grupeve të fuqishme kriminale që kanë pasur për të dhënë një mesazh ose të kemi përballë dhe na ke përballë se na ke dëmtuar dhe nuk të lëmë, ose kanë angazhuar njerëz amatorë dhe kanë dështuar në realizimin e qëllimit për të cilin kanë shkuar.

Nuk e faqësoj policinë se e ka kapur Fatjonin. Një person që lirohet kaq shpejt do të thotë se drejtësia ose është nën presionin e politikës ose grupeve të fuqishme kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS HARRONI ÇADRAT/ Vranësira dhe reshje gjatë ditës së sotme
Previous article MASAKRA NË DON BOSKO/ Policia zgjeron rrethin e personave nën hetim

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT