• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
E ‘ngujuar’ në krevat, Alban Skënderaj surprizon Sidorelën, përlotet nga fjalët e saj (Video)
Home
Lifestyle

E ‘ngujuar’ në krevat, Alban Skënderaj surprizon Sidorelën, përlotet nga fjalët e saj (Video)

26 January, 2018 k.autor Lifestyle

Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në ‘News24’ Sidorela rrëfeu një dëshirë personale; ajo ka një idhull. Do donte ta shihte njëherë nga afër kantautorin Alban Skenderaj. Muzika e tij i qetëson dhimbjet e turpit dhe të shpirtit. Sidorela shprehet se këngët e Albanit e frymëzojnë dhe ajo humbet në tingujt e zërit të tij kur e dëgjon.

“Unë e pëlqej shumë muzikën. Këngëtari im i preferuar është Alban Skënderaj dhe kam shumë dëshirë ta takoj njëhëre. Cdo këngë e tij kur e degjoj, më duket se më lexon shpirtin. E nis ditën me këngët e tij. Kur nuk më zë gjumi dëgjoj këngët e tij. Kur jam me dhimbje dëgjoj këngët e tij. Është një këngëtar, që lum ne që e kemi. Mjafton t’i dëgjoja njëherë zërin, se e kam dëgjuar gjithmonë duke kënduar. Të më merrte Albani mua në telefon? Thjesht do bllokohesha. Nuk do më besohej se do ishte ai. Do doja të ishte dikush pranë meje të më pickonte, të më thoshte, shiko se është vërtet Albani.
Unë kur dëgjoj këngët e tij, humbas. Flasin njerëzit përreth, por une jam duke kënduar këngët e tij. Është emocion që kush ka një idhull më kupton. Ai të frymëzon, jep mesazhe shumë në tekstet e tij që shkruan, në muzikën që bën. Është më i miri, është i paarritshëm. E kam shumë qejf”, tregon Sidorela.

Duke ditur se dy motrat janë të lidhura me teknologjine pasi është dritarja e vetme me botë, këngëtari Sidrit Bejleri u dhuroi Ipad vajzave. Por surpriza nuk përfundoi këtu.

Në momentin kur Sidorela do dëgjontë në Ipad këngët e Albanit dera hapet. Shfaqet Alban Skënderaj. Ajo nuk e sheh, por i dëgjoi zërin dhe e njohu. Sidorela nuk përmban dot emocionet. Një ëndërr u bë realitet. Një përqafim nga idhulli i saj, zëri i cilit i shëron shpirtin. Së bashku me Albanin flasin për muzikën e tij, vecanërisht për tekstet domethënëse. Sidorela ka fituar një mik të ri. Albani i thotë se sa herë ndihet e vetmuar të mos ngurrojë t’i telefonojë. Momenti më i bukur është kur këndojnë të dy këngën e preferuar të Sidorelës “Dhurata”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Soros në DAVOS: Google dhe Facebook po pengojnë inovacionin
Previous article Edhe burrin edhe të dashurin! Gruaja e martuar e thotë hapur: 'S'rri dot pa asnjërin'

k.autor

Postime të ngjashme

U LIDHËN NË BIG BROTHER VIP/ Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm Gossip

U LIDHËN NË BIG BROTHER VIP/ Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother Gossip

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT