• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E MORI NË QAFË…”/ Si u zbulua pas 10 viteve vrasja e biznesmenit, Artan Hoxha: U paguan 80 mijë €
Home
Aktualitet
Kronikë

“E MORI NË QAFË…”/ Si u zbulua pas 10 viteve vrasja e biznesmenit, Artan Hoxha: U paguan 80 mijë €

5 February, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari i ABC, Artan Hoxha ka siguruar pjesë nga dosja hetimore ku është zbuluar autori i vrasjes së biznesmenit Ilir Rexhepi, i ekzekutuar në 30 dhjetor të vitit 2011. 10 vite më pas, prokuroria ka zbuluar autorin dhe ka zbardhur kush e porositi ekzekutimin mafioz në Elbasan të 40-vjeçarit pronar i një kompanie policie private lagjen “Vullnetari”.

Prokuroria ka arritur në përfundimin se vrasësi është Geni (Mihal) Toshi, ndërsa bashkëpunëtor i tij Anastas Collaku. Artan Hoxha ka siguruar foton e Toshit. Në vitin 2009 vëllai i viktimës, Roland Rexhepi, i njohur si “Doda” ish-agjent i antidrogës, i cili njihej si krahu i djathtë i ish-komisar Koseni, u ekzekutua me armë zjarri në prag të shtëpisë së tij.

Por si ndodhi vrasja?

Në dosjen e siguruar nga Artan Hoxha, hetuesit theksojnë se Toshi ishte personi që e vrau biznesmenin, ndërsa Collaku shofer në drejtimin e makinës, ngjyrë të bardhë të marrë me qira. Gjatë ekzekutimit, Toshi u plagos në mjekër, por arriti që të largohet me shpejtësi.

Megjithatë gjurmën e la pas, pasi hetuesit arritën që të zbulojnë përmes ADN-së, e i përkiste pikërisht atij gjaku që u gjet në vendin e ngjarjes. Pas plagosjes me ndihmën e Collakut, Toshi fillimisht ndaloi në Peqin ku mori ndihmën e parë më pas iku në Roskovec për të qëndruar disa ditë te Ilir Shabani dhe më pas drejt Korçës.

Kush e porositi?

Vrasjen e Ilir Rexhepit sipas hetimeve rezulton se e ka porositur një grup i njohur kriminal në qytetin e Elbasanit. Grupi kriminal fillimisht ofroi 50 mijë euro, më pas edhe 30 mijë të tjera pas krimit për autorin e vrasjes dhe bashkëpunëtorin e tij. “Vrasësit janë paguar 50 mijë euro nga (….) që u tregua bujar dhe si shpërblim dha edhe 30 mijë euro shtesë, dmth 80 mijë euro, plus ndihmë për vëllanë e Geni Toshit, Damiano Toshi i dënuar me burgim përjetë dhe gjyqin e transferuar në Elbasan për arsye se familja (që porositi vrasjen e Rexhepit) kishte ndikim të fortë te prokuroria dhe gjykata e Elbasanit” thuhet në dosje.

Si u prishën?

Pak kohë pas vrasjes dhe shpërblimit që mori, Toshi i kërkoi grupit kriminal që pagoi për ekzekutimin e Rexhepit 50 mijë euro. “Shumën Toshi e kërkoi përmes B.., por grupi kriminal nuk pranoi që t’ia jepte dhe për këtë arsye u prishën. Toshi kërkon takim me kreun e grupit kriminal, por ky i fundit e drejton te B…, takimi u në në Selanik.

Toshi kërcënoi se do të bashkëpunonte me drejtësinë nëse grupi kriminal nuk i jepte 1 milion euro” thuhet në dosje. Por cila ishte përgjigja e grupit kriminal? “Ne do të paguajmë 2 milionë euro në prokurori dhe gjykatë për ta mbyllur këtë problem dhe ty do të vrasim të gjithë familjen. Geni Toshi e ka filmuar këtë takim me një kamer trupi, të cilën e zotëron” thuhet më tej.

Lidhja e grupit kriminal me ekzekutorët?

Gjithcka nisi në vitin 2006, kur dy prej anëtarëve të grupit kriminal në Elbasan njihen me vrasësit e basketbollistëve në Korçë në qeli, Gjergji Bregu, Damiano Toshi dhe Vasi Strati. Përmes tyre u bë më pas lidhja me Anastas Collakun dhe Geni (Mihal) Toshin, që është vëllai i Damiano Toshit.

Roli i Anastas Collakut

Në dosjen e prokurorisë theksohet se “Anastas Collaku ka qenë gjithmonë ndërmjetës i grupit kriminal, pra familjes në Elbasan dhe organizator i disa vrasjeve dhe atentateve për llogari të tyre”. Vetë Collaku ka organizuar dhe ka marrë pjesë në vrasjen e Rexhepit, por jo vetëm kaq. “Anastas Collaku ka organizuar dhe ka marrë pjesë në vitin 2009 në Torino në atentatin ku mbeti i plagosur ish-efektivi i policisë Fadil Mema.

Në këtë rast Anastasi atentator mori kushëririn e tij Xhonin.  Në 2015 sërish Collaku organizon vrasjen e Fadil Memës në Torino, ku mori pjesë si atentator një gjermano-grek, Dimitri Pavlidis me bashkëpunëtor Anastas Collaku dhe Sajmir Serjanin, i cili ka ndihmuar në informacione dhe ka djegur makinën e përdorur në vrasje në zonën e Astit në Itali. Më pas Dimitris Pavlidis dhe Anastas Collaku ikën në Gjermani” thuhet në dosjen hetimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HUMBJA NDAJ INTER MË NDIHMOI"/ Trajneri Pirlo: Roma bën futboll të bukur, më në fund kam mundësinë të…
Previous article MARRIN FUND POLEMIKAT/ Sulmuesi i Partizanit vendos për të ardhmen. Ja ku do të luajë...

F.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT