• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E MORËN DISA POLICË”/ Telefoni Renis Dobras u mbyll 10 minuta pasi e telefonoi babai, çfarë pa i afërmi i viktimës
Home
Aktualitet
Kronikë

“E MORËN DISA POLICË”/ Telefoni Renis Dobras u mbyll 10 minuta pasi e telefonoi babai, çfarë pa i afërmi i viktimës

11 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë nga zhvillimi i hetimeve për vrasjen makabre të 23-vjeçarit Renis Dobras në Mat, i cili u mbyt me litar dhe më pas autorët e vrasjes e hodhën së bashku me mjetin tip “Benz” në një humnerë. Kjo është pamja e makinës së viktimës, vetëm pak çaste se ajo të nxirrej nga policia në ujërat e liqenit të Shkopetit. Mjeti është deformuar totalisht si një “kuti” shkrepëse, ndërsa nga kontrolli fizik i tij, nuk është gjetur as telefoni i viktimës apo sendet e tjera personale.

Shumë pranë trupit të Renis Dobras, i cili u gjend gati 10 metra larg vijës së ujit, policia dhe prokuroria e Dibrës, gjetën vetëm dokumentet e makinës. Kontrolle u kryen në teren si dhe në dy anët e rrugës, me shpresën e gjetjes së telefonit të viktimës apo sendeve të tjera, po ky veprim hetimor nuk solli asnjë rezultat.

A

parati telefonik i Renis Dobrës, është mbyllur qysh në mbrëmjen kur 23-vjeçari u zhduk. Thirrja e fundit që është realizuar në drejt të numrit të Dobras, është kryer nga telefoni i babait të viktimës. Rufat Dobra, ka telefonuar djalin e tij Renis, sapo ishte vënë në dijeni nga i afërmi i tyre, se 23-vjeçarin e kishte marrë disa persona të cilët ishin prezantuar si policë.

Babai i shqetësuar ka telefonuar drejt numrit që kishte në përdorim i biri, por askush nuk është përgjigjur. Plot 10 minuta nga kjo thirrje e fundit, telefoni i Renis Dobras është mbyllur nga autorët e krimit dhe ende nuk është gjetur.

Mbyllja e aparatit telefonik është verifikuar përmes qelizave të analizimit të antenave, ku ka rezultuar se valët e fundit që janë përcjellë nga ky telefon, kanë qënë nga transmetuesi i Antenës së Burrelit. Rreth këtij episodi është marë në pyetje babai i viktimës, shtetasi Rufat Dobra, i cili ka treguar në polici se kishte bërë përpjekje për tu lidhur me të birin por nuk ka mundur, pasi dhe telefoni i tij u mbyll, 10 minuta pas telefonatës së parë. Babai kishte shkuar në komisariatin e Matit për të mësuar rreth shoqërimit të tij nga “Policia”, por në këtë komisariat është informuar se nuk ishte shoqëruar asnjë person me emrin Renis Dobra.

Nisur nga kjo situatë Rufik Dobra ka bërë denoncim për zhdukjen e të birit, ku pas kërkimeve të kryera ka trupi i pajetë i 23-vjeçarit është gjendur mëngjesin e ditës së nesërme në një humnerë, 10 metra larg vijës së ujit të liqenit të Shkopetit. Personat që kanë rrëmbyer dhe më pas vrarë 23-vjeçarin, kanë përdorur dy automjete një “Range Rover” të zi dhe një “Honday Santa” ngjyrë të bardhë.

Silueta e dy makinave është kapur nga disa kamera në hyrje të qytetit të Burrelit deri në zonën e Milotit. Kontrolle janë kryer në disa servise dhe banesa, por nuk është mundur të gjenden dy makinat e përdorura nga autorët e krimit. Ndërkohë viktima Renis Dobra, rezultonte i arrestuar dhe dënuar nga Drejtësia Gjermane, për akuzën e “Shitjes së lëndëve narkotike”./OraNews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Kush janë personat e arrestuar dhe shpallur në kërkim nga operacioni i SPAK
Previous article E QËLLIMSHME APO AKSIDENTALE? Hetimet për rrëzimin e avionit zbulojnë se motorët e Air India u fikën nga pilotët

s.autor

Postime të ngjashme

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit Aktualitet

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT