• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
E mërkura e Champions. Tottenham përballë Real.M dhe Napoli përballë M.City
Home
Sport

E mërkura e Champions. Tottenham përballë Real.M dhe Napoli përballë M.City

1 November, 2017 orgesazhuri Sport

Të mërkurën në mbrëmje kompletohet raundi i katërt, përsa i përket ndeshjeve të fazës së grupeve në Champions League dhe këtë herë në fushën e lojës do të zbresin skuadrat e Grupeve E,F, G dhe H. Një ndër ndeshjet më të rëndësishme të mbrëmjes do të luhet në Wembley, ku Tottenham Hotspur do të përballet me skuadrën që ka fituar dy edicionet e fundit, Realin e Madridit. Në kryeqytetin britanik të dy klubet që kryesojnë Grupin H paraqiten në kuotën e 7 pikëve dhe kurioz është fakti që në rast barazimi situata do të mbetet përsëri e njëjtë, pasi si “Spurs” ashtu edhe “Los Blancos” ndajnë golaverazhin e njëjtë 7-2. Barazimi në këtë takim nuk i intereson aspak në krahun tjetër Borussias së Dortmundit, që do të rrezikonte ndjeshëm eliminimin e parakohshëm, pavarësisht numrit të madh të golave që pritet të shënojë në Westfali në portën e APOEL-it të Nikosisë.

Në Grupin F zhvillohet takimi Napoli – Manchester City dhe “Të kaltërit” e Sarrit do të bëjnë çmos për të mos humbur ndeshjen, përndryshe shpresat për një kalim të fazës së grupeve do të reduktoheshin në minimum. Problemi qëndron në faktin që “Citizens” për momentin duken të pathyeshëm dhe “Sky blues” përveç startit të tyre më të mirë në historinë e kampionatit anglez nën drejtimin e Guardiolës numërojnë plot 21 ndeshje në të gjitha kompeticionet pa humbje. Pavarësisht lojës së bukur Napoli ka vetëm 3 pikë në klasifikim dhe në rast se nuk fiton takimin në San Paolo ekipit të Elseid Hysajt nuk i mbetet gjë tjetër përvecse të lutet që Shaktari të mos marrë 3 pikët në Ukrainë ndaj Fejënordit. Në Grupin G përbën surprizë fakti që Beshiktashi për momentin ka 100% të pikëve dhe udhëheq i shkëputur ndaj kundërshtarëve që kanë shumë më tepër emër në arenën europiane.

“Shqiponjat e Zeza” do të presin në Stamboll skuadrën e Monakos, që edicionin e kaluar vërtet shkoi deri në gjysmëfinale por këtë radhë mbyll tabelën e renditjes me vetëm 1 pikë, ndërkaq “dragonjtë” e Portos do të presin në Portugali “Demat e Kuq” të Lajpcigut, që në klasifikimin e përgjithshëm ndahen nga vetëm 1 pikë. Grupi E konsiderohet edhe si grupi më i ekuilibruar, pasi në krye qëndrojnë tre ekipe në distancën e një pike të vetme. Kështu Sevilja do të japë maksimumin në Andaluzi për të marrë hak ndaj Spartakut për disfatën e pësuar në Moskë, ndërsa Liverpuli i Jurgen Klop pritet të kërcejë drejt e në vendin e parë, teksa do të presë në Anfield një kundërshtar si Maribori, të cilit dy javë më parë në Slloveni i shënoi plot shtatë gola.

  • Tags
  • real madrid
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sa është i sigurt Range Rover Velar në aksidente?
Previous article Misteri i gruas e cila ishte vetmja që qëndroi në këmbë ditën kur u vra Kennedy

orgesazhuri

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT