• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E MËRKURA, DITA E MISHIT…”/ Ja si e përshkroi shkrimtari mediokër EKZEKUTIMIN e gruas së tij në roman
Home
Jetë

“E MËRKURA, DITA E MISHIT…”/ Ja si e përshkroi shkrimtari mediokër EKZEKUTIMIN e gruas së tij në roman

3 February, 2019 k.autor Jetë

Më 1992, Riçard Klinkhamer, një shkrimtar modest në Holandë, hyri në zyrën e botuesit të tij me një dorëshkrim të ri të titulluar “E mërkura, dita e mishit të grirë”. Ai tregonte 7 mënyra të mundshme, përmes të cilave Klinkhamer mund të kishte vrarë gruan e tij, dhe asgjësuar trupin e saj.

Ndërkohë si për rastësi, gruaja e tij ishte zhdukur pa lënë gjurmë prej një viti. Botuesi ia refuzoi librin, duke thënë se ishte “tejet ngjethës”. Policia dyshoi gati menjëherë se Klinkhamer mund të kishte vrarë gruan e tij. Pavarësisht nga kërkimet e hollësishme në shtëpinë dhe kopshtin e tij, autoritetet nuk gjetën asgjë, madje as me skanerat me rreze infra të kuqe.

Pa pasur një kufomë, policia nuk mund të ndërmerrte asnjë veprim kundër tij. Sidoqoftë, zërat mbi krimin e tij vazhdonin, sidomos kur u përhap lajmi i dorëshkrimit të ri. Në vitin 1997, Klinkhamer shiti shtëpinë dhe u largua me të dashurën e tij të re. Pronarët e rinj, u vendosën në shtëpinë e vjetër të Klinkhamerit.

Kur ata vendosën të rimodelonin kopshtin, zbuluan të tmerruar trupin e bashkëshortes së Klinkhamer, Hani, të varrosur nën dyshemenë e betonuar të shtëpisë. Riçard Klinkhamer u arrestua me akuzën e vrasjes. Botuesi i tij, pati papritmas interes mbi librin e tij të ri.

Sidoqoftë, me një akuzë të rëndë mbi shpinë, Klinkhamer e kuptoi më në fund e kuptoi rëndësinë e situatës, dhe nuk e pranoi ofertën për të botuar librin. Ai u dënua me 7 vjet burg për vrasje, por u lirua pas 2 vitesh për sjellje të mirë. Vdiq në vitin 2016 në moshën 78-vjeçare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIJA QË NUK KA ÇMIM/ Motër dhe vëlla ecin çdo ditë 10 km për të shkuar në shkollë
Previous article PAS FITORES NDAJ LAÇIT/ Julian Ahmataj: Lojtarët ishin të motivuar, duhet të shohim...

k.autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT