Shkarkohet nga detyra Rovena Gashi. Vendimin e ka bere me dije sot KPK. Rovena Gashi, prokurorja e pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie nuk ishte e pranishme ne seancen degjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit pak dite me pare. Rivleresimi eshte bazuar vetem te pasuria, pasi ka qene e mjaftueshme. Ne lidhje me pasurine, ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet nuk jane te sakta, ka mungese burimesh per pasurine qe ka dhe ka deklarim te rreme te pasurise.
Prokurorja Rovena Gashi bojkoton seancën, KPK: Problemet me pasurinë. Si tentoi ta zvarriste procesin me 13 kërkesa në 1 muaj
Rovena Gashi, prokurorja e pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie nuk eshte e pranishme sot ne seancen degjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ajo mesohet se ka thene se ‘KPK e ka marre vendimin 8 muaj me pare’. Pavaresisht kesaj, KPK tha se seanca do te vijoje ne mungese.
Relatori Lulzim Hamitaj: Gashi paraqiti doreheqje per Suela Zhegun per konflikt interesi dhe u rihodh shorti. Gashi ka nisur pune si prokurore ne vitin 2001. Rivleresimi eshte bazuar vetem te pasuria, pasi ka qene e mjaftueshme. Ne lidhje me pasurine, ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet nuk jane te sakta, ka mungese burimesh per pasurine qe ka dhe ka deklarim te rreme te pasurise.
Sipas relatorit Hamitaj: KPK kreu hetim te thelluar per pasurine e subjektit Gashi qe konston ne: 1. Ap 105 m katrore ne Shkembin e Kavajes ne emer te Gashit dhe bashkeshortit te saj Dritan Gines. Ne lidhje me kete pasuri eshte blere ne 2011 prej 80 mije eurosh. Ne kontrate parashikohej pagesa me dy keste 30 mije euro jashte zyres noteriale dhe kesti 50 mije euro me transferte bankare dhe me noter. Ne kete deklarate noteriale thuhet se konfirmohet pagesa e 30 mije eurove para kontrates dhe se eshte kryer edhe pagesa e dyte 50 mije euro. Per sa i perket burimit eshte deklaruar se 45 mije euro ka marre kredi bankare dhe per shumen 35 mije euro, ajo flet per nje trajtim preferencial te kunatit te saj qe punonte te firma qe ka bere apartamentin.
Ky person, Oliver Kushina ka deklaruar se ka ulur cmimin e apartamentit per Gashin. Mirepo ne deklaraten e ILDKPKI ajo ka deklaruar se ka paguar 80 mije euro me burim pagen nga puna si prokurore. Ne tetor 2011 gina ka marRe 45 mije euro kredi per blerjen e apartamentit dhe ka bere pagesen ne banke. Nga dosja per kredi bankare rezultojne se Gina dhe Gashi kane patur kontrate per energji dhe uje ne korrik 2011, ndersa eshte deklaruar se apartamenti eshte marre ne nentor 2011. Sipas KPK ka mosperputhje ne deklaratat per apartamentin ne Shkembin e Kavajes. Ka mosperputhje mes dates se blerjes se apartamentit, tarifave qe jane paguar. Subjekti Gashi ska patur burime financiare te ligjshme per pagesen e apartamentit, tha relatori.
2. Apartament banimi 121 m katrore ne rrugen “Qemal Stafa” ne Tirane. Gashi deklaron si dhurim nga babai i saj me deklarate noteriale ne nentor 2012. Ky apartament eshte regjistruar me 20 nentor 2013 ne emrin e Gashit dhe Gines. Ne janar 2018 hipoteka konfirmoi se pasuria ne fjale eshte e ciftit Gashi-Gina por ajo eshte blere nga ata per 38 mije dollare. Me dt 30 janar 2018 drejtoria e pastrimit te parave konfirmoi se ka raportime te akteve noteriale te Gashit se me 12 nentor 2012 ka blere banesen 38 mije dollare me para ne dore. Shoqeria e Ujesjellesit referon se per obkektin ne fjale ka patur kontrate me emrin e Dritan Gines te celur qe ne vitin 2004. Ndrsa OSHEE thote se ka patur kontrate ne emrin e Gines qe ne vitin 2004 per ate apartament.
Me.6 mars 2018, Gashi ka deklaruar se ka filuar te jetoje ne rrugen Konstandin Kristoforidhi (Qemal Stafa) qe ne vitin 2006. Pra ne ate apartament. Nderkohe nuk e ka deklaruar asnjehere me pare ne ILDKPI. Ajo ka deklaruar se ska perdorur asnjehere asnje pasuri ne emrin e nje personi tjeter. Sipas KPK: ne lidhje me apartamentin ne fjale rezulton se deklarata noteriale e dhurimit nga babai i Gashit me nentor 2013 nuk permbush kriteret e nje deklarate noteriale dhurimi. Permbajtja e kontrates se shitblerjes ne nentor 2013 nuk perputhet me deklarimet e subjektit te rivleresimit per apartamentin ne fjale dhe as data. Apartamenti i sipercituar nuk eshe deklaruar asnjehere edhe pse eshte poseduar qe ne vitin 2005 ne te vertete.
Sipas KPK, babai i Gashit s’ka pasur para per ta blere apartament sic deklarohet ne formulare. Per apartamentin te Shkembi i Kavajes pagesat jane bere muaj perpara se te merrej kredia. Gashi ka mungese burimesh financiare 200 mije leke per vitin 2012. Edhe ne 2013 del 3 mln leke minus duke krahasuar te ardhura/shpenzime. Edhe per apartamentin ne Tirane s’ka pas para per ta blere as babai as Rovena Gashi.
4. Zgjerimi i hetimit te babait te Gashit, Nuredin Gashi. Referuar te ardhurave nuk rezulton qe ai te kete patur te ardhura per te blere apartament 38 mije dollare ne Tirane. Ai rezulton se ka bere nje sere shitblerjesh te shume pasurive, mirepo rezulton se keto para te investuara ne prona jane 8 here me shume se te ardhurat e tij.
Ai, ne vitin 2004 del me minus 5 mln leke, ndaj s’mund ta kete blere apartament 38 mije euro. Ne lidhje me 16 kontrata te lidhura ne OSSHE dhe Ujesjellesit, ne Durres, per dy vjet Nuredin Gashi dilte me 160 mln leke minus. Ka kontrata OSSHE Ujesjelles per 12 apartamente ne Durres dhe sipas tij jane te firmes qe i ka ndertuar pavaresisht kontratave dhe ka thene se ka vetem 2 qe jane te tijat, 1 magazine dhe 1 dyqan. Sipas KPK, gjithsej 16 prona ne Durres qe ua paguan Nuredin Gashi dritat dhe ujin.
7. Gashi ka kerkuar ne qershor qe te mos dale ne veting se ishte e pezulluar. Por KPK ia rrezoi kerkesen. Trupa gjykuese pasi kishte kryer hetimet per pasurine me 26 qershor njoftoi Gashin per mbylljen e hetimeve dhe e ftoi ate qe te paraqiste shpjegimet. Subjekti pasi u njoh me dosjen paraqiti shpjegimet dhe dokumentat dhe ka paraqit edhe 12 kerkesa te ndryshme. Me 29 qershor 2018 kerkoi perjashtrim trupe gjykuese dhe kjo kerkese u rrezua nga nje trupe tjeter. Nderkohe me.dt 3 korrik 2018 ajo paraqiti nje kerkese per te rrimare 34 dokumente qe ishin skanuar me koke poshte dhe se nuk i lexonte dot. Trupa ia plotesoi kerkesen. Me pas ajo kerkoi shpjegime per trupen gjykuese se perse nuk u ndryshua. Me 4 korrik kerkoi per venien ne dispozicion te hetimit per figuren dhe aftesite profesionale. Kpk e nioftoi se hetimin e mbylli vec te pasuria dhe i dergoi mbrapsht raportin e prokurorise dhe DSIK.
Me 5 korrik ajo kerkoi qe te vleresohej edhe per keto dy kritere. Nje dite me pas ajo kerkoi prape perjashtim trupe gjykuese. Perseri u rrezua. Me 7 korrik ajo kerkoi te merren ne pyetje disa deshmitar per pasurine e saj. Me 12 korrik ajo kerkoi te nderpritej vetingu pasi kishte bere ankese ne Strasburg. Me 14 korrik ka kerkuar prrap perjashtim trupe. Me 18 korrik ajo paraqiti edhe dy kerkesa ku te njera kerkohej riberje te hetimit qe iu refuzua ndersa me kerkesen tjeter kerkoi prap perjashtim te trupes gjykuese.
Pergjigjet e KPK me poste jane kthyer mbrapsht per kerkesat pasi askush nuk i ka terhequr ato.
Perfaqesuesja e ONM tha: Rovena Gashit ne i kemi derguar nje leter pergjigje sa per transparence kur kjo na u drejtua edhe ne per procesin e rivleresimit.
Prokurorja Rovena Gashi në sitën e vetingut, bojkoton seancën: KPK e ka marrë vendimin…
Rovena Gashi, prokurorja e pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie nuk eshte e pranishme sot ne seancen degjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ajo mesohet se ka thene se ‘KPK e ka marre vendimin 8 muaj me pare’.
Trupi gjykues që do të shqyrtojë procesin e rivlerësimit për prokuroren Gashi drejtohet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj. Per apartamentin te Shkembi i Kavajes pagesat jane bere muaj perpara se te merrej kredia. Gashi ka mungese burimesh financiare 200 mije leke per vitin 2012. Edhe ne 2013 del 3 mln leke minus duke krahasuar te ardhura/shpenzime. Edhe per apartamentin ne Tirane s’ka pas para per ta blere as babai as Rovena Gashi.
REAGIMI I PLOTE:
Rovena Gashi: Refuzoj seancën e KPK, e ka marrë vendimin 8 muaj më parë. Do të paraqitem para një gjykate që dëgjohem
Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), e përbërë prej Komisionerëve; Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko, i pamundësuan subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, pjesëmarrjen reale dhe efektive në seancën dëgjimore të datës 20.07.2018 ora 09:45.
Trupa gjykuese e KPK, nëpërmjet e-mail-it zyrtar të datës 19.07.2018, ora 18:04, ka intimiduar subjektin e rivlerësimit Rovena Gashi, duke i bërë të ditur asaj, në mënyrë të shkruar, faktin se, paraqitja prej saj e kërkesave procedurale, në ushtrim të së drejtës për proces të rregullt ligjor, do të mbahet parasysh prej kësaj trupe gjykuese në vlerësimin e subjektit. Këto kërkesa procedurale, shumë dinjitoze të subjektit, të cilat reflektojnë shkelje të lejuara gjatë këtij procesi, e që janë bërë objekt shqyrtimi edhe në Gjykatën e Strasburgut, në vlerësimin e kësaj trupe gjykuese përbëjnë thjesht zvarritje për një proces nul, që nxiton të shpallë një vendim të marrë ndaj subjektit të rivleresimit, Rovena Gashi, që në datën 30.11.2017.
Duke ç’armatosur subjektin e rivlerësimit, Rovena Gashi, nga çdo mundësi e realizimit të mbrojtjes, kjo seancë dëgjimore, të cilën trupa gjykuese do t’a shpenzojë duke lexuar detyrimet kushtetuese, që nuk i ka përmbushur, e duke akuzuar subjektin e rivlerësimit, ndërkohë që nuk e ka lejuar atë të paraqesë asnjë provë të kundërt, përbën vetëm një arenë diskretitimi publik të njerëzve të drejtësisë, me qëllim eleminimin e pushtetit gjyqësor.
Përsa kohë që kjo trupë gjykuese, e kontestuar 5 herë nga ana e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, vlerëson se, ka zhvilluar nje proces të rregullt ligjor, duke përmbushur të gjithë detyrimet e tij dhe duke lejuar ushtrimin e të gjithë të drejtave për subjektin e rivlerësimit, atehërë kjo trupë gjykuese është e lirë dhe madje, në këtë pikë, ka detyrimin të marrë një vendim ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, edhe pa praninë e saj në seancë.
Por, në një raport analitik, 27 faqe, prokurorja Rovena Gashi argumenton shkeljet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të cilat gjenden të përmbledhura në vijim:
1. Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, nuk iu garantua zhvillimi i procesit të saj të rivlerësimit nga një trupë gjykuese e pavarur dhe e paanshme.
Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi nuk iu dha, menjëherë pas caktimit të trupit gjykues që do të kryente procesin e saj të rivlerësimit, mundesia për të ngritur pretendime mbi ekzistencës së situatës së konfliktit të interesit me anetarët e trupit gjykues..
2. Procesi i rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi ishte i papagjykuar dhe se vendimmarrja në lidhje me të ishte e paracaktuar, e ku, të gjithë janë dëshmitarë të kësaj dhe faktet e ndodhura e kanë vërtetuar një gjë të tillë.
Trupa gjykuese e procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi e ka kryer hetimin administrativ ndaj saj nën dyshimin e ekzistencës së situatës së konfliktit të interesit, përsa kohë që subjektit iu dha mundësia për të ngritur pretendime rreth ekzistencës së këtyre pengesave vetëm pasi kjo trupë gjykuese kishte mbyllur hetimin e saj administrativ.
3. Trupa gjykuese e procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi dështoi në dhënien e garancive këtij subjekti se ishte e pavarur, e paanshme dhe e përgjegjshme gjatë ushtrimit të detyrës.
Me Shkresën kthim përgjigje, dërguar subjektit të rivlerësimit në datën 06.07.2018, KPK konfirmoi se, në përbërje të trupës gjykuese të subjektit të rivleresimit Rovena Gashi, në cilësinë e Relatores, me rol dhe funksion ligjor determinant në procesin e saj të rivlerësimit dhe të hetimit administrativ, nga data 30.11.2017-15.03.2018, ka vepruar Komisionerja Suela Zhegu, në kushtet e konfliktit të hapur të interesit me subjektin e rivlerësimit.
4. Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, iu bë një proces i pabarabartë rivlerësimi, duke iu cënuar procesi i rregullt ligjor dhe të drejtat themelore të saj, gjatë kësaj procedure.
Me Shkresën Kthim përgjigje të datës 06.07.2018, KPK deklaroi se Relatorja Suela Zhegu e këtij trupi gjykues të subjektit të rivlerësimit ka dhënë dorëheqjen në daten 15.03.2018, ndërsa me Vendimin Nr.5191/1 Prot, datë 11.07.2018, KPK deklaroi se, në datën 15.03.2018 është bërë përjashtimi i Relatores Suela Zhegu nga përbërja e trupës gjykuese të subjektit të rivlerësimit. Pavarësisht nëse ishte dorëheqje apo përjashtim, shkresat e KPK konfirmojnë pretendimet e subjektit të rivlerësimit për ekzistencën e situatës së konfliktit të interesit ndërmjet saj dhe Relatores Suela Zhegu,
5. Hetimi adminitrativ që kreu, kryesisht, kjo trupe gjykuese ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi është i pavlefshëm.
Dhënia e dorëheqjes apo përjashtimi i Relatores Suela Zhegu, të trupës gjykuese të subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi në datën 15.03.2018, ndërkohë që ajo kishte marrë detyrën dhe kryer hetim administrativ ndaj këtij subjekti prej datës 30.11.2017, konfirmojnë moskryerjen e detyrës nga ana e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) për të kërkuar fillimin e procedimit disiplinor ndaj komisioneres Suela Zhegu, e cila nuk kishte dhënë dorëheqjen në ditën e marrjes së detyrës, më 30.11.2017; nuk kishte dhënë dorëheqjen brenda 15 ditëve nga hedhja e shortit, ndërkohë që, në përfundim të hetimit administrativ që kishte kryer ndaj subjektit të rivlerësimit, dha me vonesë dorëheqjen, për të njëjtat shkaqe, rreth ekzistencës së të cilave ajo ishte në dijeni që në fillim të detyrës.
6. Hetimi administrativ i zhvilluar ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi nuk ishte i gjithëanshëm dhe rezulton të jetë i paplotë.
Nëpërmjet Njoftimit të datës 26.06.2018 dhe Vendimit Nr.3, datë 06.07.2018, KPK ka konfirmuar faktin që ndaj subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, në kundërshtim me Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese Nr.2 datë 18.01.2017 dhe me përcaktimet e Ligjit Nr.84/2016, trupa gjykuese e rivlerësimit të saj, ka vendosur që këtij subjekti t’i hetohet dhe të vlerësohet vetëm rreth kriterit të pasurisë, ndërkohë që objekt i procesit të rivlerësimit janë të trija kriteret së bashku dhe në mënyrë të pandshme, ai i pasurisë, figurës dhe profesionalizmin, pavarësisht nga fakti që njeri kriter mund të dominojë mbi tjetrin apo mund të jetë determinant në marrjen e një vendimi prej trupës gjykuese ndaj subjektit të rivlerësimit.
7. Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, nuk iu dha asnjë mundësi reale për ushtrimin e barrës së provës dhe iu mohua e drejta e realizimit efektiv të mbrojtjes.
Trupa gjykuese e procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi, i pamundësoi asaj ushtrimin e së drejtës për t’u dëgjuar dhe pjesëmarrjen reale, efektive të saj në seancë dëgjimore, duke i hequr mundësinë e dhënies së shpjegimeve dhe bërjes së vlerësimeve, nëpërmjet analizës së provave të kundërta, për të cilat ky subjekt i kishte kërkuar kësaj trupe gjykuese marrjen dhe që kjo trupë gjykuese ishte e detyruar t’i merrte, për të treguar, të paktën formalisht, që i dha mundësi subjektit të ushtronte barrën e provës dhe të drejtën e mbrojtjes gjatë procesit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka pranuar asnjë nga 38 provat e kërkuara prej subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka kërkuar subjektit të rivlerësimit që të japë shpjegime, pa prova, për rezultatet paraprake të hetimit administrativ, të filluar prej këtij organi dhe të zhvilluar vetëm prej tij.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka kërkuar subjektit të rivlerësimit që këto shpjegime, vetëm me fjale, e jo mbi prova, t’i paraqesë brenda një ditë e gjysëm nga momenti i dërgimit të njoftimit për seancën dëgjimore, duke përfshirë në këtë afat edhe ushtrimin prej subjektit të rivlerësimit të së drejtës për të caktuar apo zgjedhur mbrojtës dhe të drejtën e mbrojtësit për t’u njohur me aktet dhe detyrimin e mbrojtesit për të realizuar mbrojtjen, ndaj një procedure administrative 7 mujore që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte zhvilluar rreth subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi.
8. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe kjo trupë gjykuese i kanë mohuar subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, të drejtën kushtetuese për t’u dëgjuar në këtë procedurë administrative që do të vendosë mbi të drejta themelore të saj dhe që kanë të bëjnë me të drejtën e punësimit, të ushtrimit të profesionit, të drejtën e pagës, të përparimit në karrierë, të gëzimit të reputacionit e të jetës private e familjare.
Caktimi formalisht i seancës dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, Rovena Gashi, i pamundësoi paraqitjen realisht asaj në këtë seancë.
Është e konfirmuar tashmë se, për të gjitha pretendimet e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi mbi shkelje të kryera prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë zbatimit të procedurave dhe zhvillimit të hetimit në kuadër të subjektit të rivlerësimit të saj, në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut është regjistruar për gjykim, në mënyrë prioritare dhe me përparësi, një çështje tjetër gjyqësore të pavarur, për të cilën është njoftuar në mënyrë urgjente edhe shteti Shqiptar.
Subjekti i rivlerësimit, Rovena Gashi, do të paraqitet përpara asaj Gjykate të nderuar, e cila ka dhënë garancitë e nevojshme për dëgjimin realisht të saj, para se të marrë një vendim mbi të drejta kaq të rëndësishme dhe themelore për subjektin e rivlerësimit.
Për të gjitha sa më lart, duke qenë se, pa një proces të drejtë, nuk mund të ketë kurrësesi një vendimmarrje të drejtë, subjekti i rivlerësimit, Rovena Gashi, kërkon rikonfirmimin në detyrë, si Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.
RAPORTI I PASURISE
***Rovena Gashi e ka filluar karrierën në Prokurori në vitin 2004. Ajo ka punuar si prokurore në Tiranë nga viti 2004 deri në vitin 2013, kur u emërua në krye të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Gashi e mbajti këtë detyrë deri në fund të dhjetorit 2017, kur kryeprokurorja e re Arta Marku e uli në detyrë. Ndërsa në maj 2018, Prokuroria regjistroi procedimin penal ndaj saj dhe bashkëshortit Dritan Gina, të cilët po hetohen për pasurinë e tyre, ndërkohë që Marku i pezulloi të dy nga detyra.
Çifti i prokurorëve Gashi-Gina iu drejtuan Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të kontestuar vendimin e pezullimit të tyre nga kryeprokurorja e përkohshme, Marku, por kjo kërkesë nuk u rrëzua nga Kolegji.
Gashi u bë pjesë e listës prioritare të vetingut përpara telasheve me pasurinë, për shkak të kandidimit të saj për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe për Gjykatën e Lartë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Rovena Gashi nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurorja Rovena Gashi nuk kishte asnjë pasuri në vitin 2004-kur dorëzoi deklaratën e parë në ILDKPKI. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e saj kap vlerën e 17.3 milionë lekëve.
Sipas analizës së deklaratave periodike të pasurisë, zonja Gashi zotëron familjarisht 1 apartament në Shkëmbin e Kavajës si dhe një apartament të dytë në Tiranë, dhuruar nga babai i saj. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare përbëhet gjithashtu nga 2.1 milionë lekë likujditete në bankë, 1.9 milionë lekë kursime në cash dhe automjete në vlerën e 2 milionë lekëve.
Të ardhurat familjare të çiftit Gashi-Gina për periudhën 2004-2017 kapin vlerën e 36 milionë lekëve. Përveç pagave të dy bashkëshortëve prokurorë, 13.5 për qind e të ardhurave e kanë burimin nga dhuratat e familjarëve.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 vite të deklaruara të zonjës Gashi dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca të pambuluara.
Megjithatë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” në këtë analizë, të cilat lidhen me dhuratat nga familjarët si dhe mospërputhjet e deklarimeve për kursimet cash.
Më konkretisht, në vitin 2005 Gashi ka deklaruar shitjen e një automjeti, i cili nuk rezulton në deklaratën e pasurisë për vitin 2004.
Ndërsa në vitin 2011, çifti i bashkëshortëve ka blerë një apartament me sipërfaqe 105 metra katrorë në Shkëmbin e Kavajës, me burim një kredi bankare dhe një shumë të konsiderueshme parash dhuratë. Në deklaratat e pasurisë së zonjës Gashi nuk rezulton çmimi total i këtij apartamenti, por referuar deklaratës së bashkëshortit të saj ai ka kushtuar 80 mijë euro; nga të cilat 45 mijë euro janë marrë kredi dhe 35 mijë euro janë deklaruar si dhuratë. Në vitin 2013, Gashi ka marrë gjithashtu dhuratë nga babai i saj një apartament me sipërfaqe 137.5 metra katrorë në Tiranë.
Një tjetër “flamur i kuq” i evidentuar janë mospërputhjet me deklarimet e kursimeve cash ndër vite. P.sh., në fund të vitit 2015, Gashi deklaronte se zotëronte cash shumën 800 mijë lekë, ndërsa referuar deklaratave periodike shuma akumulative e kursimeve deri në atë kohë rezulton 3.8 milionë lekë. Ndërsa një vit më vonë, në 2016, Gashi deklaron se ka depozituar në një llogari bankare 10 mijë euro me burim kursimet ndër vite.
AlpeNewsa.al