Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur mbrëmjen e kaluar në Itali, në vendin e quajtur përroi Parmignola. Mediat në shtetin fqinj raportojnë se trupi i 35-vjeçares i përket një shqiptareje, ndërsa bëhet e ditur se zona ku është gjetur nuk ka qenë e frekuentuar.
Nga këqyrja paraprake, rezulton se në trupin e 35-vjeçares ka shenja dhune dhe ishte e mbuluar me gjak, ndaj hetimet janë duke u përqendruar në pistën e vrasjes.
Gruaja ende nuk është identifikuar, pasi asaj nuk iu gjenden sende personale apo dokumente.
Sipas hetuesve, gruaja mësohet se është prostitutë dhe është parë për herë të fundit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme teksa hipte në një makinë që drejtohej nga një burrë.
Autoritetet po hetojnë për vrasje, por për momentin ende nuk ka asnjë të arrestuar.


