• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E MBROJTËM POPULLIN…”/ Thaçi: Pastërtia e luftës së UÇK do dëshmohet përballë çdo gjykate
Home
Rajon

“E MBROJTËM POPULLIN…”/ Thaçi: Pastërtia e luftës së UÇK do dëshmohet përballë çdo gjykate

20 July, 2019 F.autor Rajon

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë”, tha presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një postim të tij në Facebook, duke theksuar se asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollos atë.

“Me Jakup Krasniqin, me anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e zonave dhe ushtarët që janë ftuar nga Gjykata Speciale, ne e kemi mbrojtur popullin dhe e kemi luftuar armikun deri në çlirimin e vendit tonë”.

Thaçi thotë se si president, si bashkëluftëtar, e çmon gatishmërinë e të gjithëve që të bashkëpunojnë me drejtësinë.
“Duke bashkëpunuar me drejtësinë, ndihmojmë që të ngadhënjejë e vërteta për luftën tonë çlirimtare. Jam i bindur që, njëjtë sikurse në të kaluarën, sërish do të dalim fitimtarë. Pastërtia e luftës sonë do të dëshmohet përballë çdo gjykate”, ka shkruar Thaçi.

Të shtunën, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka njoftuar se ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale për krime lufte në Hagë

Krasniqi ka bërë të ditur se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme, përkatësisht me 24 korrik.
Ndërkaq, të premten kryeministri i Kosvës, Ramush Haradinaj dha dorëheqje pasi njoftoi se ka pranuar ftesë për tu paraqitur në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale në Hagë. Ftesë për t’u intervistuar në hagë ka marrë edhe një ish-komandant tjetër i UÇK-së, Bislim Zyrapi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËTIM LUKU/ “Heroina e Punes Kapitaliste”
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Roma firmos me objektivin francez të "kuqezinjve"...

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT