Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në burgun grek të Trikallas. Sipas policisë greke, ai u qëllua me thikë nga 2 të burgosur rusë.
Rrethanat e krimit ende nuk janë bërë të ditura. Mësohet se 29-vjeçari shqiptar pati një debat me rusët jashtë klinikës së burgut, i cili u përshkallëzoi deri në përdorimin e thikës.
Edhe pse shqiptari u dërgua në spital, sërish nuk mundi që të shpëtonte. Ai kishte marrë plagë të rënda në gjoks, brinjë dhe këmbë.
Përgatiti: AlpeNews.al