Ngjarja e ndodhur sot në Vlorë, ku pronari i një linje autobusash u sulmua me levë duke mbetur i gjakosur. Bëhet fjale per biznesmenin Altin Kaçaj. Ky i fundit, teksa ndodhej ne spital u shpreh se sulmi i kishte ardhur nga Prokurori i Vlorës, Aurel Zarka.
Nga shtrati i spitalit, 42-vjeçari pohoi se para një muaj kishte denoncuar prokurorin Aurel Zarka, pasi pretendon se ky i fundit e ka arrestuar padrejtësisht.
Deri më tani nuk dihet ende identiteti i dy personave që sulmua Kaçaj, pronari i një zyre sigurimesh në Vlorë, ndërsa thuhet se ata kanë qenë të maskuar.
Si ndodhi ngjarja?
Më kanë goditur nga mbrapa. Dihet pse, pasi kam denoncuar publikisht para një muaj një prokuror, që s’mund ti quash të tillë, por janë gangsterë. Ky është mesazh i qartë, pasi nuk ka asnjë muaj nga denoncimi publik. Kjo është shumë e qartë.
Personat ishin të maskuar? Arritët t’i identifikonit?
Jo nuk pash njeri. Shumë e thjesht për t’i identifikuar, pasi rruga është me kamera. Tek dera e porti, ku kam agjencinë është me kamera. Këta janë prokuroria që të fusin në burg, të nxjerrin, të marrin peng, të bëjnë ça të duan.
Mund ta dimë emrin e prokurorit që keni denoncuar?
Është Aurel Zarka. Ai më ka futur në burg padrejtësisht, që është për t’u parë. Më ka marrë makinën padrejtësisht.
Biznesmeni, emër i njohur për publikun:
Kaçaj nuk është një personazh i panjohur për shkak të marrëdhënies së tij me një vajzë 24 vjeçare, e cila përfundoi në dyert e Prokurorisë. Kaçaj akuzoi publikisht të dashurën në emisionin me ‘Zemër të Hapur’ se i kishte vjedhur një shumë parash e për këtë akuzoi edhe nje oficer të policisë gjyqësore pasi sipas tij nuk kanë pranuar provat që ai vuri në dispozicion të tyre.
Çfarë tha Prokurori:
Nuk kam asnjë lidhje me akuzat e Altin Kaçaj”. Kështu shprehet Prokurori pranë Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka pas akuzave të biznesmenit Altin Kacaj i cili është sulmuar sot nga persona të paidentifikuar, duke i shkaktuar plagë në kokë. Kacaj e akuzonte prokurorin Zarka për sulmin dhe se gjithçka kishte ndodhur për shkak të denoncimit të tij ndaj prokurorit.
Por prokurori Zarka mohon në mënyrë absolute këto akuza dhe thotë se mllefi i tij lidhet me sekuestrimin e një makine “Jaguar” disa vite më parë, pas denoncimit të një shtetaseje italiane se automjeti ishte vjedhur. Edhe nga ekspertimi, kontrata e shitjes rezultoi falso, gjë që çoi në sekuestrimin e mjetit. Por Kacaj pretendon se makina është blerë.
Kjo çështje ka bërë që biznesmeni ta denoncojë disa herë edhe publikisht prokurorin. Zoti Zarka deklaron se do të merret ligjërisht me këtë çështje.
Si lindi konflikti:
Altin Kacaja, nga Vlora kishte denoncuar ne emisionin “Stop”, se bleu një automjet dhe zhdoganoi sipas ligjeve në fuqi.Pas këtij momenti, prokuroria bllokoi makinën me pretendimin, se kishte mosmarrëveshje me personat, të cilëve u ishte blerë.Automjeti ndodhet i bllokuar në Vlorë, që nga 31 janari 2014.Prokurori i cështjes Aurel Zarka, i thotë qytetarit të interesuar, se është në pritje të përgjigjes së letër-pororsië nga shteti italian, dërguar në shkurt 2015.
Video:
AlpeNews.al




