Një tragjedi është shënuar në Luksemburg, ku një vajzë 22-vjeçare është vrarë me thikë në mënyrë makabre nga i dashuri i saj.
Ngjarja e rëndë është shënuar të martën vonë në Remich, ku policia gjeti në apartament 22-vjeçaren nga Tirana, Sarah Belçaku, e masakruar dhe një burrë midis jetës dhe vdekjes, i cili po ashtu ishte lënduar nga thika.
Sipas policisë në apartament nuk ka pasur një palë të tretë dhe kjo ngjarje e rëndë ka ardhur si pasojë e një grindjeje në çift.
Nga hetimet e Prokurorisë deri më tani thuhet se i riu, po ashtu 22-vjeç, ia kishte shkaktuar vetes plagosjen me thikë në mënyrë që të justifikonte vrasjen e shqiptares si vetëmbrojtje.




