• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E MASAKROI I DASHURI ME THIKË/ Dedikimi prekës për 22 vjeçaren: “Emri im është Sarah dhe jam e lidhurme dikë që e dua çmendurisht”
Home
Sociale

E MASAKROI I DASHURI ME THIKË/ Dedikimi prekës për 22 vjeçaren: “Emri im është Sarah dhe jam e lidhurme dikë që e dua çmendurisht”

27 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një tragjedi është shënuar në Luksemburg, ku një vajzë 22-vjeçare është vrarë me thikë në mënyrë makabre nga i dashuri i saj.

Ngjarja e rëndë është shënuar të martën vonë në Remich, ku policia gjeti në apartament 22-vjeçaren nga Tirana, Sarah Belçaku, e masakruar dhe një burrë midis jetës dhe vdekjes, i cili po ashtu ishte lënduar nga thika.

Sipas policisë në apartament nuk ka pasur një palë të tretë dhe kjo ngjarje e rëndë ka ardhur si pasojë e një grindjeje në çift.

Nga hetimet e Prokurorisë deri më tani thuhet se i riu, po ashtu 22-vjeç, ia kishte shkaktuar vetes plagosjen me thikë në mënyrë që të justifikonte vrasjen e shqiptares si vetëmbrojtje.

I dhimbshëm ka qenë dedikimi i kushërirës së Sarës, e cila ka postuar dy foto të saj në Facebook dhe sipër tyre tregon dramën e 22-vjeçares deri në momentin që ndërroi jetë.

E.Kërniqi shkruan për Sarën në vetën e parë:

Përshëndetje, emri im është Sarah. Mbusha 22 vjeçe këtë të diel të 22 korrikut dhe shikoni sa e lumtur dukem në këto dy foto të shkrepura për ditëlindjen time.
Kam një motër binjake, Sabina, dhe një nënë që më do me gjithë zemrën e saj…por një baba që më mungoi që ditën kur linda.
Emri im është Sarah dhe prej 4 vitesh kam një të dashur që e dua çmendurisht.
Familja ime nuk e ka pëlqyer kurrë atë, por unë e di që ai është mashkulli i jetës time dhe ai më kërkoi të fejohem me të.
E dua, kështu që e ndoqa! E dua atë kështu që vendosa të jetoj me të, duke ia kthyer shpinën familjes time për më shumë se një vit,.
E dua atë sepse ndihem e sigurtë pranë tij, pasi kurrë nuk kam pasur një figurë atërore pranë.
Emri im është Sarah dhe unë kam qenë e manipuluar, kam qenë e izoluar larg gjithë njerëzve të mi të dashur pa pasur mundësi t’i shikoj.
Emri im është Sarah dhe këtë të martë, 24 korrik 2018 (2 ditë pas kësaj pamjeje të bukur nga ne) u qëllova me thikë në mënyrë të përsëritur nga i dashuri im, derisa e mbylli jetën time.
Emri im është Sarah dhe unë jam shebull i shprehjes “dashuria të bën të verbër”.
Emri im ishte Sarah, ai ishte njeriu i jetës time.
Emri im ishte Sarah, por unë mund ta quaj veten çdo gjë tjetër.”
Sipas “Le Qoutidien”, 22-vjeçari që kreu masakrën mbi shqiptaren tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet ende në spital.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Plumba ndaj bashkëshortes dhe vjehrrës, humbin jetën nënë e bijë
Previous article Daçiç/ Amerika e gatshme ta mbështesë Serbinë për dialogun me Kosovën

F.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT