• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E MARTUAN NË MOSHËN 23-VJEÇARE VETËM PREJ MENTALITETIT/ Dëshmia e trishtë: Burri më dhunonte e tradhtonte, priste që unë…
Home
Sociale

E MARTUAN NË MOSHËN 23-VJEÇARE VETËM PREJ MENTALITETIT/ Dëshmia e trishtë: Burri më dhunonte e tradhtonte, priste që unë…

5 November, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

“Ngele në derë”. Ky ishte opinioni i një fshati në Lushnje ku Sidorela u rrit dhe që e detyroi që të martohej në moshën 23-vjeçare me shkuesi. Nga Lushnja ajo u zhvendos në Durrës ku jeton edhe sot me djalin e saj të cilin e rrit e vetme.

Në historinë që ajo ka ndarë me “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Klan, ajo zbulon se gjithçka shkonte mirë në fillim, por pas ardhjes së djalit në jetë nuk e kishte ndihmën e bashkëshortit.

Sidorela: Ka 3 vjet që jam vetëm, jam divorcuar. Ka qenë shumë e vështirë, Ardit.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Sidorela: Është shumë e vështirë që një nënë e vetme të rrisë një fëmijë, pa ndihmën e askujt, pa ndihmën e bashkëshortit.

Ardit Gjebrea: Po çfarë ndodhi me të?

Sidorela: S’e di, gjërat u ftohën, filluan zënkat, dhuna, tradhtia nga ana e tij. Kur ra tërmeti iku në Gjermani. Unë kam ndenjur rrugëve me çunin sepse siç e dini edhe ju, tërmeti në Durrës shkatërroi çdo gjë, kemi fjetur jashtë. Por edhe atje nuk është se më ndihmonte me ndonjë gjë, kërkonte ndihmë nga unë. Unë çfarë do bëja me një rrogë 300 mijë Lekë?

Ardit Gjebrea: Ai në Gjermani kërkonte ndihmë nga ty?

Sidorela: Po. Sepse ai nuk punonte, ai punonte thjesht për veten e vet, jo për mua dhe djalin që ne kishim në jetë.

Ardit Gjebrea: Kishte kohë edhe të tradhtonte?

Sidorela: Po. E kam kapur në telefon kur erdhi në Shqipëri, foto.

Ardit Gjebrea: Me kë?

Sidorela: Me atë zonjën që unë nuk dua fare t’i përmend këto gjëra se të vrasin.

Ardit Gjebrea: Qartë. Shqiptare apo gjermane?

Sidorela: Shqiptare. Një shqiptare mbi 40.

Ardit Gjebrea: Ishte ai që e bëri ndarjen apo e bëre ti?

Sidorela: Jo, e kam bërë unë ndarjen sepse erdhi nga Gjermania dhe pastaj filluan zënkat pa pushim. Sa vinim në shtëpi, vetëm sherr.

Ardit Gjebrea: Çfarë bënte?

Sidorela: Ai rrinte, unë punoja. Priste çdo gjë nga mua.

Ardit Gjebrea: Sherret bëheshin në sy të çunit?

Sidorela: Po. Çuni aty ishte.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte çuni?

Sidorela: Çuni ishte i vogël, 3 vjeç.

Ardit Gjebrea: Por kuptonte.

Sidorela: Shumë.

Ardit Gjebrea: Shikonte.

Sidorela: Normale.

Ardit Gjebrea: Reagonte?

Sidorela: Reagonte me raste, por ai e ka dashur shumë babain e vet, ai e do shumë babain e vet pavarësisht se ai pothuajse e ka harruar fare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET ITALIA/ Vritet me armë zjarri i riu shqiptar, u gjet i pajetë brenda punishtes artizanale
Previous article LUFTA/ Tel Aviv nuk ndal ofensivën, refuzon kërkesën e vendeve arabe

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT