Një 23-vjeçare ka rrëfyer dhunën fizike dhe psikologjike që ka përjetuar nga ish-bashkëshorti i saj.
E imponuar nga familja, ajo u martua në moshën 15-vjeçare me një burrë 15 vite më të madh.
“Unë jam martuar në moshën 15-vjeçe sa kam mbaruar shkollën. Vjen dikush një shoku i babait dhe vendosin të më martonin me një djal të moshës 30 vjeç. Thonë prindërit po do shkosh dhe shkova. Ditët e para kanë qenë mirë dhe pastaj unë ngela shtatëzanë. Më pas filloi dhuna psikologjike, më thoshte je pronë e imja do bësh këto që të them unë dhe më pas kaloi në dhunë fizike. Në fillim familjarët edhe atë nuk e lejonin dhe silleshin mirë, por më pas kur u mësuan me mua që kjo është te ne dhe është e vogël, duke filluar që nga nëna, babai, kunati ishin të gjithë që ushtronin dhunë”,- ka thënë 23-vjeçarja në një intervistë për Fax Web.
Më tej, 23-vjeçarja ka treguar disa episode tronditëse nga jeta e saj bashkëshortore, ku dhunohej edhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes.
“Një episodë që s’do ta harroj kurrë është kur më nxorri thikën dhe donte të më vriste. Në atë moment ndërhyri vjerra jo se më donte, por se kishte një drekë ditën tjetër dhe tha të bëjmë drekën nesër pastaj bëni çfarë të doni. Nuk donte të më shpëtonte thjesht mendonte për opinionin e njerëzve. Më ka dhunuar kur kam qenë shtatëzanë, më ka dhunuar në sy të djalit, çdo dhunë fizike psikologjike ka qenë në sy të djalit dhe tashmë ai vuan pasojat e traumës dhe nuk flet, nuk shfaq emocione për botën jashtë dhe nuk ka emocione”,- shprehet 23-vjeçarja.
Sot ajo jeton me djalin e saj 5-vjeçar, i cili vuan nga sëmundje psikologjike ëpr shkak të traumave që ka parë që nga lindja e tij.


