• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E MARTA DITA MË E NXEHTË”/ Meterologia Porja: Ja si do jetë parashikimi i motit për këtë javë
Home
Sociale

“E MARTA DITA MË E NXEHTË”/ Meterologia Porja: Ja si do jetë parashikimi i motit për këtë javë

24 May, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Kjo javë pritet që të jetë me kushte të qëndrueshme. Drejtuesja e Zyrës Operacionale pranë MeteoAlb, Lajda Porja bën të ditur për abcnews.al se nesër, e martë do të jetë edhe dita më e nxehtë e javës, ku temperaturat pritet të shkojnë deri në 34 gradë.

Ndërsa, nga e mërkura deri në fundjavë do të kemi ulje të lehtë dhe graduale të temperaturave duke na risjellë vlerat tipike të stinës së pranverës.

“Kjo javë ka nisur në kushtet e qëndrueshme atmosferike duke bërë që i gjithë territori shqiptar të jetë me mot të kthjellët. Vranësirat do të jenë të pranishme, por kryesisht në orët e pasdites.

Parashikohet që moti i kthjellët të na shoqërojë pothuajse gjatë gjithë javës. Vranësirat më të dukshme do të jenë në zonat lindore duke rrezikuar shira të dobët.

Për sa i përket vlerave termike sot edhe nesër mbetemi nën ndikimin e  masave ajrore me origjinë afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë prezente. Dita  e martë do të jetë më e nxehta e javës, duke bërë që maksimalja në rang territori të shënohet edhe 34 gradë. Qytetet më të nxehta pritet që të jenë Elbasani, Gjirokastra dhe Kuçova. Ndërkohë edhe zonat e ulëta dhe kryeqyteti pritet që të jenë në vlerën 32 gradë.

Duke filluar nga e mërkura deri në fundjavë do të kemi ulje të lehtë dhe graduale të temperaturave duke na risjellë vlerat tipike të stinës së pranverës. Parashikohet që maksimalja gjatë javës duke filluar nga e mërkura pritet që të jetë jo më shumë se 27 gradë në zonat e ulëta.

Reshjet do të jenë shumë pak të pranishme në zonat verilindore. Fundjava do të jetë kryesisht e qëndrueshme . gjatë kësaj jave nga e mërkurë do të kemi forcim të ndjeshëm të parametrit të erës duke bërë që edhe fundjava të jetë kryesisht me erë të fortë në zonat bregdetare duke sjellë det të trazuar,” ka shpjeguar Porja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHIN KTHYER NË "TMERR" PËR BIZNESET NË DURRËS/ Ja momenti kur 3 të mitur hyjnë për të vjedhur në zyrat e OSHEE (VIDEO)
Previous article MEMET/ Ku pyesim për Amerikë ne, nëse bëhemi grusht rreth njëri-tjetrit

s.autor

Postime të ngjashme

GODITEN DY RASTE PROSTITUCIONI NË TIRANË/ Arrestohen 3 shtetase të huaja Aktualitet

GODITEN DY RASTE PROSTITUCIONI NË TIRANË/ Arrestohen 3 shtetase të huaja

VRASJA NË MIRDITË/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë Aktualitet

VRASJA NË MIRDITË/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

VELIAJ RIMORI KOPETENCAT/ Punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit Aktualitet

VELIAJ RIMORI KOPETENCAT/ Punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT