• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E LIROI GJYKATA ITALIANE/ Detajet: “FINANCIERI” i Habilajve, dyshime se ka pranuar që të…
Home
Aktualitet
Drejtësi

E LIROI GJYKATA ITALIANE/ Detajet: “FINANCIERI” i Habilajve, dyshime se ka pranuar që të…

24 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjykata e Katanias në Itali ka ndryshuar masën e sigurisë për Nezar Seitin, i njohur ndryshe si “financieri” i grupit Habilaj, të arrestuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Tashmë Seiti do të qëndrojë në “arrest shtëpie”, pasi Gjykata pranoi pjesërisht kërkesën e tij për lirim.

Ende nuk ka detaje se çfarë ka ndryshuar në pozitën procedurale të Seitit, i cili është liruar në arrest shtëpiak, në pritje të gjykimit. Nezar Seiti u ekstradua drejt Italisë nga Shqipëria në janar të këtij viti ndonëse vendimet e gjykatave, të Shkallës së Parë dhe Apelit të Krimeve të Rënda, si dhe një vendim i Gjykatës së Lartë, e kishin lënë në “arrest me burg”.

Emri i Seitit ishte shënuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në të njëjtin procedim me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për lidhje të mundshme me grupin e Habilajve, në kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve. Nga përgjimet e kryera dyshohet se Seiti ka qenë financier i grupit që merrej me shpërblimet dhe pagesat qe kryheshin për të realizuar trafikun e narkotikëve.

EKSTRADIMI

Nezar Seiti, i njohur si “financieri” i grupit Habilaj, u ekstradua në Itali mesditën e datës 25 janar të këtij viti. Policia e Shtetit njoftoi se 41- vjeçari nga Gjormi i Vlorës iu dorëzua autoriteteve italiane, në orën 11:40, nga oficerët e Interpol Tiranës. Në njoftimin zyrtar, Policia theksoi se Ministria e Drejtësisë kishte urdhëruar dorëzimin e Nezar Seitit tek autoritetet italiane, brenda datës 30 janar 2018.

Nisur nga polemikat që shoqëruan lajmin e ekstradimit të Seitit, në një kohë kur ndaj tij ka një masë “arrest me burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pati një reagim edhe nga Ministria e Drejtësisë. Sipas Ministrisë, vendimi ishte marrë në përputhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës, që i hapi rrugë ekstradimit të tij, më datë 29 dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërsa në arsyetimin e vendimit të Gjykatës thuhej se nga ana e Prokurorisë është argumentuar se nuk ekziston asnjë nga pengesat ligjore të parashikuara nga neni 491 i Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon rastet kur nuk mund të jepet ekstradimi.

Në një deklaratë lidhur me ekstradimin drejt Italisë të Nezar Seitit, Ministria e Drejtësisë tha se ishin ndjekur me përpikëri të gjitha procedurat ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, Konventës Europiane të Ekstradimit, Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë dhe Konventës Europiane për ndihmë juridike dhe çështje penale.

Dyshime se Seiti ka pranuar të bashkëpunojë

Lirimi i Nezar Seitit nga qelia, me masën “arrest shtëpie”, ka hedhur dyshime se ai mund të ketë pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë italiane për çështjen “Habilaj”. Këto dyshime u ngritën edhe nga mediat italiane disa javë pasi ai u ekstradua nga Shqipëria në Itali. Megjithatë, në prill të këtij viti, mediat italiane shkruanin se:

“Sipas të dhënave të pakonfirmuara, Seiti duhej të ishte takuar me gjyqtarët e Katanias. Të njëjtët gjyqtarë që bashkë me forcat ‘Gico’ të Guardia di Finanza-s kanë hetuar prej vitesh për bandën e krijuar nga vëllezërit Florian e Moisi Habilaj.

Për Seitin dhe të dyshuarit e tjerë, Prokuroria ka mbyllur dosjen e hetimeve dhe së shpejti Habilajt e grupi, duke përfshirë disa grosistë italianë që operonin në Katania, do të dalin në gjyq. Por seanca dëgjimore nuk u zhvillua dhe me gjasë mund të zhvillohet për pak kohë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FRIKSHME/ MMA: Shikoni goditjen më të tmerrshme në historinë e sporteve luftarake (VIDEO)
Previous article Njihuni me katër modelet e pantallonave të cilat nuk dalin kurrë nga moda (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT