• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E lash Sarandën tre ditë pa ujë”/ Sqarohet drejtori i Ujësjellësit: Nuk ka qënë e qëllimshme…
Home
Sociale

“E lash Sarandën tre ditë pa ujë”/ Sqarohet drejtori i Ujësjellësit: Nuk ka qënë e qëllimshme…

20 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Paraditen e sotme në media ka qarkulluar një deklaratë befasuese në një televizion lokal në Sarande e drejtorit të Ujësjellësit në Sarandë.
Ai tha se ka provuar qëllimisht t’i lërë banorët edhe tre ditë pa ujë, për të kuptuar se sa kërkesë ka. E pas kësaj prove ai shton se askush nuk u ankua.

Pas publikimit të intervistës ka ardhur një tjetër reagim nga administratori i Ujësjellës Kanalizime në Sarandë, Sheme Lulo. Lulo ka sqaruar për gazetën “Panorama” se mungesa e ujti me 3 ditë në qytetin bregdetar nuk ka qenë e qëllimshme.

“Asnjëherë Sarandës nuk i ka munguar furnizimi me ujë, edhe në periudhën më të vështirë të sezonit turistik. Qyteti i Sarandës aktualisht furnizohet rreth 8 orë me ujë. Ndërsa dua të sqaroj se për sa komentohet se kam lënë edhe tre ditë konsumatorët pa ujë dhe askush nuk ka reaguar po sqaroj se nuk ka ndodhur me qëllimin për të lënë konsumatorët pa ujë por se: Në mars të vitit të kaluar dhe në vazhdim së bashku me shoqërinë që bëri realizimin e projektit të KFË gjermane dhe me supervizionin realizuam furnizim me ujë për këtë pjesë të projektit.

Furnizimi me ujë bëhej deri në 18 -19 orë në ditë, që nga ora 6.00 e mëngjesit deri në 24.00. Kjo situatë vazhdoi deri në fund të qershorit. Gjatë kësaj periudhe në sektorë të veçantë për të parë nëse uji shpërdorohej nëpërmjet derdhjes së depozitave apo kishte kërkesa për ujë bëhej, nisëm të testonim duke ndaluar furnizimin, nga ky lloj testimi rezultonte se asnjë abonent nuk kishte mungesë uji. Vazhdonim furnizimin edhe me ujë edhe në orët e natës, e kur normalisht furnizimi gjatë natës duhej të ulej, në realitet furnizimi qëndronte konstant.

Nga ky testim u vu re dhe u dol në konkluzionin se uji harxhohej dhe kjo na tregoi qartë se ai shpërdorohej. Dhe shpërdorimi vinte përmes dredhjes nga depozitat nëpër palate dhe lidhjeve të paligjshme. Për të sistemuar këtë situatë ndërmorëm aksionin e sensibilizimit të abonentëve për vendosjen e galixhanëve nëpër depozita dhe ngritjen e grupeve të kontrollit për shpërdorimin, që bëhej nga depozitat dhe lidhjet e dyfishta. Sot në bashkinë e Sarandës furnizimi me ujë i abonentëve është në cilësinë e duhur dhe nuk ka munguar asnjëherë edhe në periudhën më të vështirë të sezonit turistik,” tha Lulo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MotoGP/ Rossi kërkon titullin e dhjetë, por ka përherë një kundërshtar
Previous article Rrengu që Romir Zalla i bëri Bes Kallakut në Itali do t’ju shkrijë së qeshuri

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT