“Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit ka konfirmuar legjitimitetin e plotë të procesit dhe ofruar një paketë të vlefshme rekomandimesh. Koha për Dialog Bashkëpunim në funksion të Reformës Zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2021, jo për “e lagu s’e lagu” mbi të shkuarën”. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në FB, teksa ka shperndare videon e deklarates qe beri sot Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ne lidhje me raporton per zgjedhjet nga OSBE-ODIHR.
Ne fjalen e tij, Cakaj ka akuzuar se PD dhe LSI se po përpiqen të dezinformojnë publikun pas gjetjeve te raportit për 30 qershorin.
Ne kete kohe, ministri i bëri thirrje opozitës për rifillimin e një dialogu politik për të adresuar shqetësimet në raportin e ODHIR.
“Gjatë gjithë këtyre të ditëve në qarqe të ndryshme politike dhe mediatike është diskutuar mbi përmbajtjen e raportit të OSBE/ODHIR. Në fakt ka ekzistuar një përpjekje për të keqpërdorur referenca të ndryshme kombëtare para opinionit vendor që është e kundërta e asaj që ka ndodhur deri tani.
Deri në këtë pikë opozita, kryesisht PD dhe LSI, kanë qenë të angazhuara në keqinformim të faktorëve ndërkombëtarë për zhvillime te brendshme dhe tani ka një përdorim të referencave kombëtare për konsum të brendshëm.
Sidoqoftë më me rëndësi sesa tregtia me lajme të rreme dhe dezinformimi aktiv i opinionit publik dhe përpjekja e kotë për të shfrytëzuar një raport ndërkombëtar për të degjelitimuar një proces të rregullt zgjedhor, gjithsesi do të ishte rifillimi i një dialogu politik për të adresuar të gjitha shqetësimet që janë në reflektuar në raportin e ODHIR”, tha Cakaj.
“Zgjedhjet e tejkaluan sjelljen e dhunshme. Raporti i OHDIR e cilëson sjelljen e PD dhe LSI, në raport me godinën e Kryeministrisë, si të dhunshme. Një ditë pas zgjedhjeve më me rëndësi sesa emrat e rinj që janë legjitimuar në këtë proces, ka qenë dëshmia se braktisja e parlamentit nuk mund të përkthehet në avancim institucional. Kësaj radhe kemi pasur shumë më shumë sesa bojkoti nga opozita. Jemi ekspozuar nga një dhunë vandaliste para dhe pas procesit zgjedhor. Këtë e thotë edhe raporti. Madje kemi pasur tentativa për bllokim të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Tashmë me publikimin e raportit, ekziston një opinion se procesi zgjedhor ka qen i rregullt”, vijoi ministri.




