• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E LA SE ËSHTË INVALID/ Ish-gruaja nuk e lejon të takojë dy fëmijët. 35-vjeçari: As nuk e kam dhunuar e as…
Home
Sociale

E LA SE ËSHTË INVALID/ Ish-gruaja nuk e lejon të takojë dy fëmijët. 35-vjeçari: As nuk e kam dhunuar e as…

16 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Melsed Boni nga Lapardha e Beratit është 35 vjeç, baba i një djali 8 vjeç dhe një vajze 4 vjeç. Ai është invalid që në vitin 2005 pasi ka pësuar një aksident që e bën atë të pa aftë për punë.

Ai u martua para 9 vitesh dhe u bë me dy fëmijën. Ish-gruaja e tij para 2 vitesh vendosi të merrte fëmijët dhe të largohet nga shtëpia. Ajo nuk e lejon të shohë fëmijët dhe as t’i marr në shtëpi që të takojnë gjyshen.

Sa herë ka tentuar t’i takoj është dashur ndërhyrja e policisë edhe pse sipas vendimit të gjykatës mund t’i takoj 2 herë në muaj. Fëmijët vazhdimisht duan ta takojnë por ish-bashkëshortja nuk i lejon.

Ditën e sotme Melsedi ishte në lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi versionin e tij në lidhje me këtë ngjarje. Boni shprehet se nuk e di arsyen se pse i ka ikur gruaja nga shtëpia, pasi as nuk e ka dhunuar dhe as kërcënuar.

Rrëfimi i 35-vjeçarit:

Në gusht bëra dy vite i ndarë. Iku vetë, erdhi e mori babai. Nuk e dimë se çfarë problemi pati. Babai i saj erdhi e tha nuk e lë më vajzën këtu. I thashë merre, se nuk kam çfarë të të them.

Nuk kemi pasur as debate dhe as probleme. Ajo iku vetë, mori dy fëmijët. Problemin e di vetëm ajo. Ne kemi qëndruar 9 vite të martuar. Mirë kemi kaluar, por tani nga fundi qëlloi ky debati. Tani nxorën që është invalid dhe nuk e lënë më. Mua më pa, e pashë, u pëlqyem, pimë kafe. Bëmë edhe dy fëmijë.

Babai i saj erdhi e mori, e tani nxorën që jam invalid. Po ti e pe që në fillim se jam invalid, pse i bëre fëmijët. Nuk ka pasur dhunë. Unë u habita kur erdhi babai e mori.

Nuk më lë të takoj fëmijët, prej dy vitesh i shoh vetëm me praninë e policisë. Gjykata ka vendosur që fëmijët mund ti takoj dy herë në muaj. Fëmijët kanë dëshirë të vinë në shtëpi, i ka marrë malli për gjyshen. Fëmijët duan të më takojnë, qajnë kur më shohin.

Ajo ka marrë urdhër mbrojtje, por nuk e kam dhunuar e as kërcënuar asnjëherë. Mua më rrahin se jam invalid, nuk rrah dot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKAT/ Dy shkarkime dhe 0 fitore, Pioli gati të thyejë tabunë ndaj Spallettit
Previous article PO BËN XHIRON NË RRJET/ Lojtari shkoi për t’i dhënë dorën, ja çfarë bën tifozi në momentin e fundit... (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT