• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E LA JASHTË LISTËS/ Regjisori Budina: S’e justifikoj Berishën, teatri duhet të ishte monument kulture
Home
Sociale

E LA JASHTË LISTËS/ Regjisori Budina: S’e justifikoj Berishën, teatri duhet të ishte monument kulture

15 May, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

U publikua sot vendimi i vitit 2007 të ministrit të Kulturës së qeverisë Berisha, që e linte teatrin kombëtar jashtë listës së objekteve të trashëgimisë kulturore, pra pa status. Por cfarë mendon për këtë, regjisori Edmond Budina? Në një prononcim për Report Tv nga ambientet e teatrit, Budina që është pjesë e aleancës kundër shembjes së godinës u shpreh se teatri duhet të ishte në listën e monumenteve të kulturës dhe për këtë gjë nuk e justifikon Sali Berishën për vendimin e qeverisë së tij në 2007.

“Pse ju mendoni se unë do të justifikoj qoftë Sali Berishën qoftë njeri tjetër që e ka nxjerrë nga monument kulture?! Jo, jam kundër edhe atyre që e kanë bërë këtë gjë. Duhet të ishte monument kulture. Unë di që ka qenë monument kulture, por është hequr me një VKM kohët e fundit, ka një zallamahi të madhe, kërkohen dokumente dhe gjëra që nuk gjenden, është një rrëmujë e madhe’ tha ai.

Më vijim të intervistës, Budina i bëri thirrje drejtësisë që të hetojë gjithçka lidhur me teatrin kombëtar duke akuzuar shumicën në qeverisjen qendrore dhe lokale të Tiranës.

“Situata po precipiton, pasi është i habitshëm nguti që qeveritarët po i shtyjnë me ngut të jashtëzakonshëm, kjo tregon se kanë dicka për të fshehur. Sot SPAK ka pranuar kallëzimin për kryetarin dhe zv kryetarin e bashkisë, ata kanë gjetur dyshime derisa e kanë regjistruar. Do të presim hetimet. Mesa duket këtu gjërat padyshim që precipitojnë, por edhe ai meraku për të fshehur gjurmët është i madh. Do të vijojmë me kallëzime, ka abuzime nga drejtuesit lokalë dhe qendror.

Këtu fatkeqësia është që të gjithë ata që marrin një rrogë, janë të bindur pas shefit, ky servilizëm është skandaloz. Ai kërcënohet për t’u hequr nga puna. Kjo gjë më skandalizon, se kam fjalën për këtë qeveri, por në përgjithësi e ka politika shqiptare këtë. Nuk mund të shkohet përpara.

Teatri duhet të restaurohet se është arkitekturë origjinale, asnjë turist që vjen në Tiranë nuk bën fotografi para kullave, të gjithë këtu përballë teatrit kombëtar, është vlerë e jashtëzakonshme. Është ndërtuar në një periudhë të caktuar, është bërë 80-vjeçare, ka kujtesën e së shkuarës. Ai që ka ndërtuar këtë është ndër më të shquarit në vitet ’30“.

Sa i përket rolit të opozitës në këtë cështje, regjisori tha se “Qoftë Basha, Kryemadhi apo edhe unë, jemi qytetarë së pari dhe cdo njëri ka të drejtë të tij, nëse sonte vjen edhe Edi Rama nuk kemi pse ta zbojmë, nuk zbojmë njeri që mbron Teatrin. Se si do të zhvillohen ngjarjet presim një reagim nga bashkia dhe qeveria ti thërrasin mendjes, mos e çojnë vendin në një konflikt. E padrejtë ta trajtosh këtë vend si të jesh padron” përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Turqia regjistron mbi 4.000 të vdekur nga koronavirusi, mbi 144 mijë të infektuar
Previous article MANASTIRLIU POSTON VIDEO-MESAZHIN PËR QYTETARËT/ Stafi i Pediatrisë QSUT: Respektoni rregullat që t’ja dalim kësaj situate

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT