Tre persona janë shpallur në kërkim ditë e sotme në Durrës, të akuzuar për kultivim kanabisi. Janë shpallur në kërkim Valter Greca dhe Andi Dashi (Greca), të dy banues në Hardhishtë, Shijak, dhe Idajet Greca, elektricist i OSHEE, të cilët kishin përshtatur banesën për kultivimin e kanabisit.
Në fshatin Hardhishtë, dyshohet se ata përshtatën banesën me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, dhe kanë ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë të lëndës narkotike kanabis dhe pajisjeve që shërbenin për kultivimin e tyre.
Ndërkohë janë arrestuar edhe dy elektricistë të OSHEE, Ervin Stafa dhe Xhavit Istrefi, të akuzuar se nuk kanë përmbushur detyrën, duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.