• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E KTHYEN SHIPËRINË NË ARENË…”/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…
Home
Politikë

“E KTHYEN SHIPËRINË NË ARENË…”/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

21 September, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me shqiptarët në Miçigan sot (21 shtator).

Rama e nisi fjalimin e tij duke iu referuar protestave që po zhvillohen në Tiranë, duke u ndalur te “prania” e flamingos në kryeqytet dhe duke e lidhur atë me reagimet e fundit publike.

Rama tha se protestat janë pjesë e një shoqërie që kërkon më shumë, ndërsa theksoi rëndësinë e debatit dhe të mënyrës se si palët përballen me njëra-tjetrën kur kanë qëndrime të ndryshme.

“Para pak ditësh po lexoja që jo shumë larg nga këtu ku jemi sot, dy apo tre vjet më parë, disa gjuetarë patash vunë re për herë të parë një flamingo. Komisioni shtetëror i regjistrimit të shpendëve në Amerikë e certifikoi zyrtarisht praninë e këtij shpendi dhe e cilësoi një prani jashtëzakonisht të rrallë. Por siç e dimë, këtë verë flamingo doli nga laguna dhe erdhi në Tiranë. Pushtoi bulevardin, ekranet, pasqyrat dixhitale. Askush nuk do i kishte shkuar në mendje se si një shpend aq i hijshëm, por dhe aq i brishtë e butë, do e kthente Shqipërinë në një arenë botërore për turizmin e Trump-izmin. Por për këtë të fundit, pati diçka shumë domethënëse në manifestim. Deri dje natyra dhe gjallesat e saj masakroheshin në Shqipëri, mbase si askund në botë dhe askush nuk pipëtinte.

Deri dje Shqipëria lëndohej në shumë mënyra dhe bota as nuk e shihte, ndërsa shqiptarët as nuk mund ta shihnin, sepse jeta në Shqipëri zhvillohej me idenë që ka edhe më keq. Sot kur shumë gjëra kanë ndryshuar, shqiptarët kanë jetuar me idenë që ka edhe më mirë. Një shoqëri që kërkon më shumë, është një shoqëri që është ngritur, ka parë horizontin dhe nuk pranon ta ulë shikimin. Por sepse kërkuam të mësojmë më shumë, ne duhet të mësojmë të kërkojmë më shumë edhe nga vetja si pjesë e shoqërisë së re shqiptare, sidomos në pjesën se si ne e shohim njëri-tjetrin kur mendimet nuk na puqen. Përpara se të vija këtu, dëgjova që disa shqiptarë kishin bërë thirrje të protestonin. Do të kisha dëshiruar që të ishin këtu edhe ata që përballë meje, kritikat t’i thonin me zë dhe përgjigjet t’i dëgjonin me zë. Cilësia e jetës demokratike nuk përcaktohet sesa shpesh biem dakord, por nga mënyra se si nuk biem dakord”, tha ndër të tjera Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALDO BARE NË GJYKATËN KUSHTETUESE/ Kundërshton vendimet e gjykatave
Previous article TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT