Kryeministri Edi Rama ka transmetuar sot në faqen e tij në Facebook rubrikën e radhës “pyetje-përgjigje” me qytetarët.
Rama ka dhënë lajme të mira për disa, por jo për disa të tjerë, siç ishte rasti i një kamionisti që kërkoi ndihmë nga qeveria. Rama i tha se tregtia dhe transporti i mallrave ushqimore, ku ai bënte pjesë, nuk ka përfituar paketë pasi aktiviteti i tyre nuk është ndërprerë gjatë pandemisë.
Por lajm të mirë mori studentja me aftësi të veçanta, Sidorela e cila interesohej për një vend pune.
Sidorela: Bëj pjesë në personat me “ak”. Kam përfunduar cilkin e studimeve bachelor dhe aktualisht jam në master. E di që është e vështirë të kem një vend pune, por si edhe vetë e keni thënë që masteri nuk është kusht për disa vende pune.
Edi Rama: Përshëndetje, në radhë të parë urime dhe suksese për masterin. Dhe për kërkesën tënde mendoj që lehtësisht mund të integrohesh në një program të praktikës profesionale, që ndërkohë i kam kërkuar ministres së Arsimit të kontaktojë me ty drejtpërdrejt, dhe ndërkohë ajo do ta bëjë këtë. Dhe të marrësh atë që të takon nga ligji për personat me aftësi të veçanta.
Video e plotë:
FALEMINDERIT PËR PYETJET TUAJA, JA DHE DISA NGA PËRGJIGJET (të tjerave me shkrim sigurisht)🤗***📲 pyetediramen@kryeministria.al Kjo është një adresë në dispozicionin e secilit e secilës prej jush për të çuar me video, nga celulari juaj, çdo pyetje që të dëshironi mbi çdo çështje të punës a të familjes suaj, komunitetit tuaj apo vendit tonë, që ka lidhje me qeverinë📨Ju mirëpres me kënaqësi dhe me kënaqësi do t'ju përgjigjem edhe unë, për gjithçka kam në dorë të them a të bëj për ju🤝Janë të mirëpritura kritikat, ankesat, kërkesat (mundësisht pa sharje) dhe nuk refuzohen as shprehjet e kënaqësisë për ndonjë punë të mirë tonën, që ka ndikuar pozitivisht në punën tuaj a në mbarëvajtjen e punëve në familjen e në komunitetin tuaj😊pyetediramen@kryeministria.al duke postuar videon tënde të drejtëpërdrejtë nga celulari📲
Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 18. Oktober 2020