Neymar do të nënshkruajë për Real Madridin në verën e vitit 2019.
Ky është lajmi i bujshëm i ditës së sotme nga gazeta pranë klubit të Barcelonës, “Mundo Deportivo” e cila bën me dije se ardhja e Neymarit në “Bernabeu” do t’i jepte fund aventurës së Ronaldos në atë kohë 35-vjeçar.
Dy vjet pasi ka konsumuar ‘tradhtinë’ e tij ndaj Barcelonës duke u larguar nga hija e Messit, tashmë braziliani po mendon për të vijuar një aventurë të re.
Kujtojmë që Neymar u largua nga Barcelona për Paris Saint-Germainin për një shumë rekord në vlerë 222 milionë euro vitin e kaluar, por ylli brazilian po përflitet për një transferim të mundshëm tek Reali i Madridit.