• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E KONFIRMON Blinken: SHBA-ja i ka dhënë leje Ukrainës t’i përdorë armët e saj për sulme në Rusi
Home
Nderkombetare

E KONFIRMON Blinken: SHBA-ja i ka dhënë leje Ukrainës t’i përdorë armët e saj për sulme në Rusi

31 May, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se presidenti Joe Biden i ka dhënë leje Ukrainës t’i përdorë armët amerikane për të kryer sulme brenda Rusisë, por vetëm për qëllime të kufizuara për ta mbrojtur Harkivin.

Duke folur në Pragë të premten në një takim joformal të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, Blinken tha se Ukraina i kishte kërkuar Uashingtonit leje për t’i përdorur armët amerikane për sulme brenda Rusisë, pasi po përpiqet t’i mposhtë trupat ruse që e nisën pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

“Në javët e fundit, Ukraina erdhi dhe na pyeti për autorizim për përdorimin e armëve me të cilat ne po e furnizojmë atë për t’u mbrojtur kundër këtij agresioni, përfshirë kundër forcave ruse që po mblidhen në pjesën ruse të kufirit nga ku po e sulmojnë Ukrainën”, tha Blinken.

“Kjo iu kërkua presidentit, dhe siç keni dëgjuar, ai e ka miratuar përdorimin e armëve për atë qëllim”, shtoi ai.

Konfirmimi Blinkenit vjen pasi zyrtarë amerikanë u cituan në media – përfshirë një që foli për Radion Evropa e Lirë – se Bideni e ka hequr pjesërisht ndalimin e përdorimit të armëve brenda Rusisë.

SHBA-ja nuk kishte pranuar më herët ta lejonte Ukrainën t’i përdorte armët amerikane për sulme brenda Rusisë, nga frika se një gjë e tillë do të shkaktonte përshkallëzim të konfliktit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e përsëriti të premten se aleatët duhet ta shqyrtojnë heqjen e kufizimeve për përdorimin e armëve të NATO-s nga Ukraina për t’i goditur caqet në territorin rus, sepse është pjesë e së drejtës së Kievit për vetëmbrojtje.

Gjermania, për shembull, ishte shprehur kundër një vendimi të tij, por të premten, një zyrtar gjerman tha se Ukraina mund t’i përdorë armët, me të cilat e furnizon Berlini, për t’i goditur caqet brenda territorit të Rusisë, por vetëm në afërsi të kufirit verior përreth qytetit Harkiv.

“Ne jemi të bindur se Ukraina ka të drejtë, me ligj ndërkombëtar, për ta mbrojtur veten kundër këtyre sulmeve”, tha zëdhënësi në një komunikatë për media.

“Për ta bërë këtë, ajo mund t’i përdorë armët me të cilat furnizohet për këtë qëllim, në përputhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare, përfshirë armët me të cilat e furnizojmë ne”, shtoi ai.

Në një intervistë për REL-in në Pragë të premten, kryediplomati lituanez, Gabrielius Landsbergis, tha se aleatët duhet ta ndryshojnë mënyrën se si e shohin luftën në Ukrainë dhe ta lejojnë Kievin t’i përdorë armët e tyre plotësisht.

“Ne nuk duhet t’ia kufizojmë Ukrainës aftësitë për t’u mbrojtur. Tani duhet sikur ata po luftojnë me njerëz dorë të lidhur mbrapa shpinës dhe kështu lufta nuk fitohet”, tha ai.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar se do të përgjigjej, duke paralajmëruar për “pasoja serioze”, posaçërisht për disa “vende të vogla” në Evropë./Rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JETA USHTARAKE NË SYTË E TË VEGJËLVE/ Fëmijët e Forcave të Armatosura vizitë prindërve në ambientin e punës
Previous article "PËR DASHURINË EDHE..."/ Egla Ceno reagon sërish pas daljes nga BBV dhe rrëzimit në studio, ja kë falënderon

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT