• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E KISHTE MARRË MALLI, DONTE TË KTHEHEJ NË SHTËPI/ “Le iene” gjejnë në kampin sirian djalin shqiptar të humbur prej 5 vitesh (VIDEO)
Home
Breaking News

E KISHTE MARRË MALLI, DONTE TË KTHEHEJ NË SHTËPI/ “Le iene” gjejnë në kampin sirian djalin shqiptar të humbur prej 5 vitesh (VIDEO)

18 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetarët italianë të emisionit investigativ “Le iene” kanë bërë të mundur gjetjen e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha në një kamp të burgosurish në veri lindje të Sirisë i kontrolluar nga forcat kurde.

Vogëlushi shqiptar kërkohej nga babai i tij, Afrim Berisha që prej natës së 12 dhjetorit 2014 kur bashkëshortja e tij Valbona Berisha largohet nga Italia për t’ju bashkuar luftës së shtetit islamik.

Çifti shqiptar, prindër të 3 fëmijëve, Alvin 6 vjeç e të dy vajzave më të rritura, jetonin në Itali prej vitit 1995. Hetimet e autoriteteve policore duke ndjekur lokalizimin e telefonit celular të Valbona Berishës duke zbardhur rrugëtimin e saj deri në Siri, Nga aeroporti i Bergamos ajo ka udhëtuar drejt Stambollit e më pas ka mbërritur në Siri. Prej gati 5 vitesh Afrim Berisha është vënë në kërkim të djalit të tij, prej të cilit ka mundur të marr vetëm një letër ku i shkruante se e kishte marrë malli shumë e donte të kthehej në shtëpi.

Gazetarët italianë kanë mundësuar pak ditë më parë udhëtimin e babait shqiptar në kampin Al-Hol të Sirisë, vendi ku mbahen të burgosur rreth 70 mijë persona, 90% e të cilëve janë gra e fëmijë.

Autoritetet kurde kanë informuar se Valbona Berisha ka mbetur viktimë gjatë bombardimeve të fundit në Siri ku ishte martuar me një xhihadist me të cilin kishte 3 fëmijë të tjerë. Ndërsa Alvin sot 11 vjeç është gjallë e i vetëm në kamp.  Ai jeton së bashku me fëmijët e tjerë jetimë.

Le iene kanë bërë të mundur që pas  5 vitesh Alvin ka mundur të përqafojë babain e tij. Ka harruar gjuhën italiane e komunikon në shqip. Kërkon të shkojë në shkollë e të takoj gjyshin. Fizikisht nuk është mirë. Gjatë bombardimeve ku mbeti viktimë nëna e tij është plagosur në njërën këmbë që i vështirëson ecjen. Gazetarët italianë vihen në kontakt me ambasadorin shqiptar në Turqi të cilit i kërkojnë ndihmë për ta nxjerrë vogëlushin Alvin nga kampi Al Hol.

Por me gjithë premtimet asnjë aksion konkret nga autoritetet shqiptare. Forcat kurde qe ruajnë kampin nuk lejojnë largimin e vogëlushit shqiptar pa praninë  e një funksionari shqiptar. Babai Afrim detyrohet të ndahet nga djali i tij. Alvin rikthehet në kamp. Gazetari italian i bën thirrje qeverisë shqiptare e ambasadës shqiptare në Turqi të ndihmoj shtetasin e tyre Afrim Berisha të nxjerr nga ky kamp të burgosurish djalin e tij 6 vjeçar Alvin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIM I FUQISHËM NË TIRANË/ Merr flakë “BENZI”, panik te qytetarët
Previous article SHKAKTOI "TËRMET" ME ARTIKULIMIN E SAJ NË KUVEND/ Deputetja që zëvendësoi Bashën nuk di as të lexojë (VIDEOJA EPIKE)

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT