• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E KISHIT MENDUAR NDONJËHERË? Zbuloni se ku fshihen mushkonjat gjatë dimrit…
Home
Jetë

E KISHIT MENDUAR NDONJËHERË? Zbuloni se ku fshihen mushkonjat gjatë dimrit…

29 July, 2023 s.autor Jetë

A e keni menduar ndonjëherë se ku fshihen mushkonjat gjatë dimrit? Përgjigjen e jep ekspertja e Shëndetit Publik dhe Sëmundjeve Infektive të Universitetit Sapienza të Romës Alessandra della Torre. “Afër nesh, por në një lloj letargjie, në një fazë të quajtur diapauzë, ose thjesht të strukura në bodrumet tona. Në raste të tjera, të rriturat u zhdukën në të ftohtë, por i lanë vezët gati për t’u çelur në pranverë”,-shpjegon ajo.

Ka shumë lloje mushkonjash, të cilat i mbijetojnë dimrit. Ato që na bezdisin janë mushkonja e zakonshme (Culex pipiens) dhe mushkonja tigër (Aedes albopictus). E para është ajo “klasike” që na thumbon në muzg dhe na mundon natën.

Ajo është e pranishme në dy forma, ajo rurale (C. pipiens pipiens) dhe ajo urbane (C. pipiens molestus). Ajo rurale e kalon dimrin në diapauzë: një fazë ndalimi, në të cilën redukton metabolizmin dhe fshihet në mjedise të mbrojtura, si shpella apo strofulla kafshësh. Para diapauzës, femra ndalon së përdoruri gjakun për maturimin e vezëve (mushkonjat ushqehen me nektar, meshkujt as nuk pickojnë ) dhe në vend të kësaj e përdor atë për të grumbulluar rezerva energjie. Vetëm femrat mbijetojnë nga një vit në tjetrin. Meshkujt jetojnë disa javë, femrat zakonisht 4-6, por të fundit të lindur para dimrit hyjnë në diapazë dhe madje mbijetojnë 6 muaj.

Vazhdimi i specieve sigurohet, duke qenë se femrat kanë një organ në të cilin ruajnë spermatozoidet pas çiftëzimit, për t’u përdorur më vonë për fekondimin e vezëve. Forma urbane e Culex pipiens, ajo e pranishme në qytete, nuk hyn në diapauzë. Vera është zyrtarisht sezoni i mushkonjave dhe ju bezdisin edhe kur jeni duke shijuar picën tuaj të preferuar. Ndërkaq, zinxhiri kanadez Pizza Pizza po krijon picën e parë që largon mushkonjat. Receta është pak e fortë dhe përfshin një përzgjedhje të përbërësve si hudhra, domate, speca djegës dhe qepë, të cilat dihet se largojnë mushkonjat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRUSHTI I SHTETIT NË NIGERI/ BE pezullon bashkëpunimin për sigurinë dhe ndihmën buxhetore
Previous article PËRVEÇ VAPËS/ Disa arsye pse flemë më pak dhe më keq në verë. Çfarë të bëni

s.autor

Postime të ngjashme

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro Jetë

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT