• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E kishin sharruar trupin e shqiptarit 22-vjeçar”. Zbulohen DETAJE rreth aktit makabër në BRUKSEL
Home
Breaking News

“E kishin sharruar trupin e shqiptarit 22-vjeçar”. Zbulohen DETAJE rreth aktit makabër në BRUKSEL

1 February, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autorët e dyshuar të vrasjes së studentit shqiptar në Bruksel në vitin 2015 kanë dalë para gjykatës penale në Belgjikë.

Vincent De Bruycker dhe Denis Nikolovska, njëri belg dhe tjetri maqedonas akuzohen për vrasjen dhe copëtimin e trupit te studentit shqiptar nga Dukasi i Fierit Xhuliano Brahimllari, 22 vjeç në Koekelberg.

Hetuesit kanë thënë se dy të arrestuarit janë autorët kryesore të vrasjes së studentit shqiptar dhe për ketë kanë edhe prova.

“Ne kemi bërë një analizë të ADN të sharrës së gjetur dhe në bazë të rezultateve dëshmuam se bëhet fjalë për gjakun e viktimës”, kanë shpjeguar hetuesit për mediat belge.

Viktima, 22-vjeçari nga fshati Dukas i Patosit

Gjithashtu hetuesit kanë thënë se karta SIM e telefonit të viktimës është aktive deri në orën 17:00, ndërsa vrasja ka ndodhur në orën 17:36 dhe telefonatat e fundit kanë qenë me dy të akuzuarit.

Sipas hetimeve, dy personat të cilët ishin miq me viktimën kishin planifikuar ta vrasin shqiptarin dhe më pas ta masakrojnë duke i copëtuar pjesët e trupit, pasi kishin blerë një hanxhar, një sharrë dhe mjete të tjera të nevojshme.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për trafikun e kanabisit, pasi viktima dhe dy të akuzuarit kishin një plantacion kanabisi.

  • RIKTHIM NË NGJARJEN HORROR

Paraditen e 9 qershorit 2015, punëtorët e komunës Jette në Belgjikë, në kufirin midis Jette dhe Wemmel bënë një zbulim tronditës. Ata gjetën një valixhe të madhe sportive, me ngjyrë të verdhë, e cila kishte brenda një bust njeriu, të cilit i mungonte koka, parakrahët dhe një pjesë e këmbëve.

Pavarësisht se identifikimi i trupit të gjymtuar ishte i vështirë, më në fund u konkludua se ai i përkiste shqiptarit 22-vjeçar Xhuliano Brahimllari, nga Dukasi i Patosit. Mësohet se ka qenë një prej xhaxhallarëve që e ka identifikuar nëpërmjet tatuazhit që kishte në trup i riu.

/balkanweb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CNN e rikujton ditën kur Majlinda Kelmendi shkroi historinë (VIDEO)
Previous article Zyrtare/ Mesut Ozil nënshkruan kontratë afatgjate me Arsenalin

g.autor

Postime të ngjashme

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit Aktualitet

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT