• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E KËRCËNOI ME THIKË DHE MESAZHE ZANORE/ Arrestohet shqiptari në Londër, përndiqte një vajzë
Home
Aktualitet
Kronikë

E KËRCËNOI ME THIKË DHE MESAZHE ZANORE/ Arrestohet shqiptari në Londër, përndiqte një vajzë

5 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shqiptar është prangosur në Londër për një seri përndjekjesh dhe kërcënim me thikë ndaj një vajze me origjinë nga Europa Juglindore.

Ka dalë përpara gjykatë të shkallës së parë Bromley Magistrates’ Court paraditen e kësaj të premteje.

Sipas dokumenteve të gjykatës ndaj 28 vjeçarit shqiptar banues në Maida Vale City of Westminster rëndojnë katër akuza.

Akuza 1

Dërgim përmes rrjetit publik të komunikimit të një mesazhi / materiali fyes / të pahijshëm / të turpshëm / kërcënues
Në periudhën nga 01/09/2024 deri më 24/04/2025, në LONDËR, në Bashkinë e Westminster-it, keni dërguar përmes një rrjeti elektronik publik komunikimi, materiale, përkatësisht mesazhe dhe zëra audio që ishin jashtëzakonisht fyese ose me përmbajtje të pahijshme, të turpshme ose kërcënuese.

Akuza 2

Ndjekje (stalking) ndaj shtetases…… Sjellje që përbën ngacmim.
Në periudhën nga 01/03/2025 deri më 08/05/2025, në LONDËR, në Bashkinë e Lewisham, keni ndjekur një sjellje të vazhdueshme që përbënte ndjekje ndaj……..dhe për të cilën ju e keni ditur ose është dashur ta dini se përbënte ngacmim ndaj saj, në atë mënyrë që:

I keni dërguar mesazhe, SMS dhe email të padëshiruara.

I keni dërguar dhurata dhe ushqim të padëshiruar.

Jeni paraqitur në banesën e saj në disa raste, pavarësisht faktit se ajo ju ka kërkuar të mos e bëni këtë dhe të mos e shqetësoni më.

Akuza 3

Mbajtje e një thike / mjeti të mprehtë në vend publik – Akti për Drejtësinë Penale 1988. Më 07/05/2025, në LONDËR, në Bashkinë e Lewisham, keni pasur me vete, pa arsye të vlefshme apo autorizim ligjor, në një vend publik, përkatësisht në Wilshaw House, Deptford Church Street, Lewisham, SE8 4SG, një mjet me teh ose majë të mprehtë, përkatësisht një thikë palosëse me mekanizëm fiksimi, dhe me dorezë blu.

Akuza 4

Arrestimi nga një oficer policie për shkelje / mundësi shkeljeje të kushteve të lirimit me kusht – detyrimi për t’u paraqitur në gjykatë
Në 14 maj 2025, në qarkun e Gjykatës Qendrore Penale (CCC), keni qenë të arrestuar nga një oficer policie për shkelje të një kushti të lirimit me kusht, përkatësisht: Të mos kontaktoni drejtpërdrejt ose tërthorazi me dy gra. Të mos hyni në Bashkinë e Lewisham.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë
Previous article NDËRRON JETË NË MOSHËN 92-VJEÇARE DUKESHA E KENIT/ Flamuri në pallatin e Buckinghamit ulet në gjysmë shtizë

s.autor

Postime të ngjashme

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

ZJARR PRANË "VILA L" NË ASTIR/ Përfshihet nga flakët një garazh Aktualitet

ZJARR PRANË "VILA L" NË ASTIR/ Përfshihet nga flakët një garazh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT