• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E KEMI PUNËN ME SHTET”/ “Kokat” e drogës njoftoheshin në SkyEcc për lëvizjet e policisë. Oficeri kërkoi dhomë te hoteli i Edmond Papës
Home
Aktualitet
Kronikë

“E KEMI PUNËN ME SHTET”/ “Kokat” e drogës njoftoheshin në SkyEcc për lëvizjet e policisë. Oficeri kërkoi dhomë te hoteli i Edmond Papës

3 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pjesë e grupit kriminal të goditur nga SPAK dhe Policia e Shtetit 2 ditë më parë, ku u lëshuan 10 urdhërarreste, ishin edhe 4 punonjës policie, me detyrë oficerë krimesh.

Zbardhen detaje të reja nga operacioni duke theksuar se grupi drejtohej nga Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës dhe Eldian Allushaj, një tjetër trafikant. Këta të fundit dyshohen për një mori ngjarjesh kriminale që nga vrasja me tritol e Aleksandër Sadikajt në Tiranë apo edhe zhdukja në Sarandë e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit. Grupi i drogës vepronte në koordinim me Edmond Papën, biznesmenin nga Saranda që u ekzekutua në Tiranë në 2022.

Pjesë e grupit kriminal të trafikut të narkotikëve ishin edhe 4 oficerë të Policisë së Shtetit. Oficerët e krimeve Shkëlzen Rusta, Erdit Hazizaj, Evis Alisinanaj dhe Elvis Dervishi informonin trafikantët për lëvizjet e policisë. Komunikimet e tyre u siguruan pas zbërthimit të aplikacionit të krimit SkyEcc.

Kristo Qirici ka rezultuar në komunikime me Shkëlzen Ruskën, ky i fundit shef i policisë në Himarë, i vënë tanimë në pranga. Ruska i kërkoi dhomë në Sky Hotel në bregdetin e Sarandës, Qiricit. Shefi i policisë së Himarës i dërgon emrin e tij të plotë Qiricit dhe pikërisht këtu është bërë i mundur edhe identifikimi i tij. Hoteli ndodhet në pronësi të Edmond Papës, dhe Qirici e adreson Ruskën që të lidhet direkt në telefon me vëllanë e tij.

Kristo Qirici dhe Eldian Allushaj rezulton nga hetimet se janë “kokat” e grupit të cilët nuk janë arrestuar pasi mendohet se ndodhen jashtë vendit prej disa vitesh. Organizata kriminale mbjell kanabis jo vetëm në ambiente të hapura por edhe ato të mbyllura, ndërsa në trafikimin e saj duken të pashqetësuar.

Në komunikime përmendin mjaft emra të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ish-kandidati i PD për Bashkinë e Roskovecit, Erdit Hazizaj, i larguar nga Policia e Shtetit në vitin 2022, del në komunikime në SkyEcc me Kristo Qiricin dhe Shkëlzen Krajën, një tjetër emër i skeduar në trafikun e drogës.

Nga bisedat mes tyre, trafikantët thonë se “e kanë të zgjedhur punën me shtet”. Ç’ka krijon sigurinë tek ata se nuk do të goditeshin nga Policia e Shtetit në ushtrimin e veprimtarisë kriminale të trafikut të drogës.

Operacioni i SPAK

Në kërkim

Kristo Qirici, trafikant droge
Eldjan Allushaj, trafikant droge

Elvis Dervishi, Shef i Policisë Kufitare në Himarë

Të arrestuar

Shkëlzen Ruska, shef i policisë së Himarës
Ervis Alisinanaj, shef i krimeve në policinë e Lushnjes
Erdit Hazizaj, i larguar nga Policia e Shtetit në vitin 2022

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/Publikoi foto intime të një djali, si e pësoi vajya vajza 17-vjeçare në Fier
Previous article "TË MOS FLAS PËR KAFEN TUAJ..."/ Rama në ITB Berlin 2025 batuta dhe ftesë për të vizituar Shqipërinë: Zurab, janë 12 milionë turistë, jo 10

s.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

PROTESTA/ Emigranti: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Emigranti: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT