• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E KE ZERIN GRRICES”/ Tabaku i kërkon llogari për 100 milionë eurot, Rama refuzon t’i përgjigjet: Ke cënuar…
Home
Politikë

“E KE ZERIN GRRICES”/ Tabaku i kërkon llogari për 100 milionë eurot, Rama refuzon t’i përgjigjet: Ke cënuar…

23 February, 2022 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të kryetares së Komisionit hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku.

Kjo e fundit ka insistuar që Rama të përgjigjet nëse janë financuar 100 milionë euro nga buxheti i shtetit për inceneratorët, por Rama nuk është përgjigjur.

Pjesë nga debati:
Tabaku: Aktrimin e lëmë jashtë sallës. 100 milionë euro pagesa.
Rama: Kam kaq kohë që e shpjegoj, ju tani bëtë një fyerje. Po ju them për herë të fundit, o bëni kryetaren e komisionit e zbatoni ligjin dhe kur më jepni fjalën më lini të mbaroj, ose nëse do ta bëni me jo aktrimi, jo propaganda, jam i gatshëm. E kam pas një komision hetimor këtu unë, me sjellje inkuizicionale. O bëj pyetjen e prit përgjigjen me durim, ose fyej, por se cfarë të pret pastaj nuk i dihet.
Tabaku: I vetmi që fyeni jeni ju.
Rama: Kur kam fyer?
Tabaku: Me këtë ton mund t’iu drejtoheni vartësve tuaj.

Rama: Mos më bëj mua komente. S’ka pyetje të radhës, se do fokusohemi te 100 milionëshi.

Tabaku: Fokusohu te pyetja.
Rama: E ke atë zërin grricës.
Tabaku: A ka mundësi të ulësh zërin këtu. I dëgjon ofendimet që po bën, ul zërin në këtë komision.
Rama: Kërkoj 3 minuta pushim sa të qetësohet kryetarja. I kërkoj ndjesë këtyre këtu se ngrita tonin, por kështu nuk vazhdohet. Nuk vazhdoj unë kështu, se sekretaret e partisë i kam pas përpara që kur kam qenë i vogël. Nuk ka kështu.
Tabaku: 100 milionë euro. Pi dhe pak ujë, e qetësohu.
Rama: Sa më shumë të bësh kështu, aq më shumë punë do prishësh.
Tabaku: Qetësohu e përgjigju.
Rama: Ke muaj që shkallon miletin me 430 milionë, tani i zbret te 100 milionë. Kam ardhur këtu për këto lekët dhe nuk iki pa i sqaruar. Mos më nxirr nga lëkura e dëshmitarit se mezi po rri tani. Të jetë e fundit që më ndërpret. Nuk i përgjigjem, sepse jeni në shkelje ligji. Nuk mundem që pas çdo pyetje të ju tregoj ligjin. Unë juve nuk ju përgjigjem më, ju vazhdoni bëni pyetje. Ky quhet bullizëm ndaj dëshmitarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKUESE NË MAQEDONI/ Shoferi ther me thikë një polic dhe përplas me makinë dy të tjerë (VIDEO)
Previous article "HUMBA BASTIN, NUK E DI..."/ Kledi Hysa tregon çfarë e pret pas "Big Brother VIP"

F.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT