Pas ngjarjes tragjike të ndodhur disa ditë më parë ku Sibela Abedinin u vetëvra duke u hedhur nga kati i 5 i një pallati ku jetonte me qira, të tjera detaje kanë dalë.
Në një deklaratë të bërë disa ditë pas ngajrjes, nëna e 27-vjeçares Sibela Abedini, ka rrëfyer se e bija para se të ndërronte jetë, i ka lënë të vëllait amanet të bijën. Mes të tjerash, nëna e viktimës shprehu se nëse shteti nuk do të bënte drejtësi për të bijën, ajo do të bënte vetëgjyqësi.
Sot ka dalë në deklaratë dhe kushërira e Sibelës, e cila shprehet e bindur se 27-vjeçarja nuk është vetëvrarë, por është vrarë. Kushërira tregon se 27-vjeçarja, ishte një nënë shumë e përkushtuar dhe duke menduar për të bijë, ajo nuk do ta ndërmerrte një akt të tillë.
“Jeta e Sibelës ka qenë e vështirë. Prindërit janë divorcuar kur ka qenë e vogël. Nuk është rritur as me nënë as me babë, është rritur tek gjyshërit dhe xhaxhai i saj, pra babi im. Sibela ka qenë një vajë shumë me sedër, shumë e fortë, ka kaluar shumë sfida në jetë. Nuk e besoj dhe nuk është e vërtetë, është e sigurt që nuk do të bënte vetëvrasje. Sibelën e kanë vrarë. Nuk do ta bënte kurrë për vajzën e saj, ka qenë një nënë shumë e përkushtuar”– tha ajo.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën “arrest me burg” për Altin Çokun i cili u arrestua disa ditë më parë në Tiranë.
Prokuroria ka dorëzuar në gjykatën e Tiranës kërkesën për masën e sigurisë ndaj Altin Çokut. Çoku u vu në prangat e policisë pasi akuzohet për shkaktim vetëvrasjeje të së resë 27-vjeçare Sibela Abedini nga Kamza.
Altin Çoku akuzohet se ka publikuar fotografinë e tij sëbashku me Sibelën në një dhomë hoteli në rrjetet sociale Tik Tok. Në një komunikim live në Tik Tok para arrestimit, Altin Çoku është shprehur se fotografinë e ka publikuar një shoku i tij, por pavarësisht pretendimeve, Policia e Tiranës e ka arrestuar atë në kushtet e flagrancës duke e akuzuar për veprën penale “Shkaktim vetëvrasje”.


