I ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo”, nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh se Llalla nuk çoi në burg asnjë zyrtarë të kësaj qeverie, e cila sipas tij është më e korruptuara.
“Ai ishte prokuror në një kohë kur kishim qeverinë më të korruptuar. Edhe ai nuk ccoi ansjë zyrtar të korruptuar për ndjekje penale. Nuk është se ne mbrojmë puën e Llallës”, u shpreh Paloka i cili akuzoi kryeprokuroren aktuale Arta Marku si të kapur politikisht. Sipas tij, me urdhër të Ramës mbahen ende në burg 11 protestuesit e “Rrugës së Kombit”, për të cilët PD kërkon lirinë.
Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një nga daljet e tij të fundit në studion e emisionit “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, është përballur me pyetje edhe për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
I pyetur nëse e ka mbështetur LSI Adriatik Llallën dhe a është ai i LSI-së, tha:
“Nuk dëshiroj të ul nivelin e kësaj bisede, për t’ju përgjigjur disa analistëve apo ça janë ata, që dalin disa herë nëpër studio për të përsëritur gjëra të porositura.”
Më tej ai shtoi se, “Asnjëherë LSI nuk ka propozuar ndonjë nga Kryeprokurorët.”, ndërsa shtoi se, “E mbështetëm sepse ka qenë i votuar nga të gjithë dhe ka qenë kryeinspektor.”
Eshte shumë i njohur filmi: A nuk i vrasin edhe kuajt kështu”? Për Adriatik Llallën, pas kësaj, pyetja që i shkon më shumë është: A nuk i shtrydhin edhe limonat kështu?
Përgatiti: Alpenews.al


