Emri I ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, duket se shfaqet e do të vijoj ta bëj në çdo dosje problematike që ai me shumë dëshirë e ka mbuluar në mënyra që dinte vetëm ai.
Së fundmi, ish kreu I akuzës sipas gazetarit Artan Hoxha ka sorollatur dosjen e “Escobarit të Ballkanit” sa ka mundur, për muaj e vite me radhë.
“Dorëzimi ia ka bërë më të lehtë dënimin, por janë disa detaje të tjera si për shembull ka kaluar më shumë se dy vjet që nga hapja e dosjes. Adriatik Llalla në atë kohë e ka sorollatur dosjen sa ka pasur mundësi.”-deklaroi Artan Hoxha.
E kjo, nuk është hera e parë që Llalla ka luajtur me dosjet, ku disa herë i “shpëtontë” siç është rasti I Berishës kur bëri thirrje për armatosje, që më pas kryeprokor në atë kohë Llalla u shpreh se ishte vetëm… fjalë e lirë.
Një akuzë të rëndë, Adriatik Llalla e ka marr ëdhë nga një prej familjarëve të 21 janarit, Mark Nika, xhaxhai I Aleks Nikës që u vra në Bulevard.
Nika akuzoi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla se ka zvarritur hetimet si dhe fshehur provat për vrasjen e Alekstit, për shkak, sipas tij, të një aleance me Partinë Demokratike dhe Gjykatën e Lartë.
Përgatiti: AlpeNews.al