• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E KA SERIOZISHT/ Klevis Balliu: Duhet ta shkatërrojmë Ramën, ta largojmë dhe zhbëjmë sa më shpejt
Home
Politikë

E KA SERIOZISHT/ Klevis Balliu: Duhet ta shkatërrojmë Ramën, ta largojmë dhe zhbëjmë sa më shpejt

26 January, 2020 F.autor Politikë

Ish-deputeti Klevis thotë se kryeministri Edi Rama duhet shkatërruar, larguar dhe zhbërë sa më shpejt.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk ka shkarkuar asnjërin nga kryebashkiakët, që sipas tij, PD-ja ka faktuar me prova si shkelës të ligjit në një mënyrë apo në një tjetër.

“Edi Rama mbron kryebashkiakët ilegjitimë me të kaluar kriminale apo në lidhje me krimin. Asnjë prej tyre nuk është shkarkuar deri më sot nga Edi Rama, duke ndarë me ta moralin e trafikantit, vrasësit, hajdutit dhe narkomanit” tha ai ndër të tjera.

Ndër të tjera ai thotë:

Edi Rama është sot, mbrojtësi më i madh i trafikantëve të drogës, fallsifikatorëve, banditëve, hajdutëve, vrasësve , narkomanëve që ka emëruar në pushtetin lokal.  

Ky është portreti i kryebashkiakëve të denoncuar prej Partisë Demokratike dhe medias me prova dhe fakte si shkelës të ligjit në një mënyrë apo në një tjetër, por asnjëri nuk është shkarkuar nga Edi Rama. 

Edi Rama nuk mbajti asnjë përgjegjësi politike për Valdrin Pjetrin e Shkodrës apo Agim Kajmakun e Vorës, ndërkohë që vazhdojnë të jenë në krye të detyrës hajdutë si Mark Babani i Vaut të Dejës, i dënuari në Greqi Qerim Ismailaj. Pengje të krimit dhe korrupsionit, si Fatos Tushe i Lushnjës apo narkomanë si Lefter Alla i Bulqizës. 

Të gjithë këta duhet të jenë para drejtësisë, por janë akoma në zyrat e shtetit me vullnetin ë Edi Ramës, sepse Edi Rama ka zgjedhur t’i mbrojë dhe jo t’i shkarkojë. 

Arsyeja është e qartë për të gjithë.

Edi Rama ka zgjedhur t’i mbrojë këta banditë, kriminelë të emëruar në bashkitë e vendit, pasi vetëm me këta mund të qeverisë në Parlament dhe në bashki.

Në këtë Vendim strategjik për të bashkëqeverisur me krimin, Edi Rama ndihmohet nga drejtësia e kapur nga vëllezërit, motrat, kunetërit e ministrave dhe deputetëve të pushtetit të inkriminuar dhe korruptuar. 

Edi Rama mbron sot kriminelët e emëruar në bashki, pasi ata janë aleatët e vetëm që i kanë mbetur.
Por janë pikërisht këta kriminelë RREZIK për qytetarët e vendit, janë kërcënim i sigurisë publike. 

Edi Rama dhe KRIMI sot janë NJË. 

Shkatërrimi i krimit është shkatërrimi i Ramës. Ndaj sot Edi Rama ka zgjedhur KODIN E HESHTJES për çdo kryebashkiak të kapur nga dekriminalizimi. 

Heshtja dhe mosveprimi i Edi Ramës ndaj çdo denoncimi është një tjetër dëshmi që përzgjedhja e tyre është bërë për shkak të cilësive dhe lidhjeve të tyre me krimin. 

Ky është modeli, ekipi qeverisës dhe alternativa që Edi Rama u ofron shqiptarëve! Zhbërja e këtij modeli është jetik për vendin! Duke larguar Edi Ramën, shqiptarët kanë mundësi të zgjedhin një qeveri të ndarë nga krimi, një qeveri të punojë për ta dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Starton sfida Shrewsbury-Liverpool
Previous article TRIUMFOJNË NË "SELMAN STËRMASI"/ Tirana mposht "Ballshiotët" me goleadë

F.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT