• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E KA PERSONALE ME FAMILJEN TIME”/ Arbër Çekaj akuza prokurorit: Unë jam në burg, se jam prej Tropoje
Home
Aktualitet
Kronikë

“E KA PERSONALE ME FAMILJEN TIME”/ Arbër Çekaj akuza prokurorit: Unë jam në burg, se jam prej Tropoje

8 January, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Pasi e kallëzoi me pretendimin se ka manipuluar provat gjatë hetimit, Arbër Çekaj, administratori i Arbi-Garden, porositësi i kontejnerit me banane ku u sekuestruan 613 kg kokainë, ka shpërthyer në akuza ndaj prokurorit të SPAK, Edvin Kondili.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Çekaj akuzoi prokurorin se ka përhapur lajme të rreme, ku pretendohet se ai ka folur dhe ka bashkëpunuar me autoritetet ku ka nxjerrë emra të tjerë, duke vënë sipas tij në rrezik jetën e familjarëve.

“Prokurori përhapi lajme se unë kam folur dhe nxjerrë emra të tjerë, duke vënë në rrezik jetën e familjarëve të mi edhe të babait të moshuar. Unë s’do ta bëja këtë për familjen e prokurorit.”, tha para togave të zeza Çekaj. Ndërkohë, i pranishëm në sallë, prokurori Kondili iu kthye të pandehurit se; “Kërcënimet s’ti këshilloj, pasi s’më shqetësojnë”.

Duke vijuar në këtë linjë, administratori i Arbi-Garden tha se prokurori e ka personale me familjen e tij, për shkak të mbiemrin dhe origjinës së tij nga Tropoja. “Unë jam në burg, se jam prej Tropojë. Se kam pas një mbiemër që si pëlqen prokurorit. Ai e ka personale me familjen time. Nëse SPAK s’ka prokurorë të tjerë, propozoj një nga Serbia meqë tani kemi dhe marrëdhënie të mira”, tha Çekaj. Ndërkohë avokatët e tij kanë kërkuar pezullimin e gjykimit derisa KLP të shqyrtojë kërkesën per përjashtimin e Edvin Kondilit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane. BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIQËSORJA NDAJ ALANYASPOR/ Ja formacioni zyrtar i Tiranës
Previous article DREJTËSIA E RE/ Dyshimet për konflikt interesi ngrenë pikëpyetje në garën për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

k.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT