Ndërron jetë si pasojë e Covid-19 infermierja Lidia Liotta, e spitalit të Breshias ku po ndihmojnë në kurimin e të infektuarve me koronavirus edhe 30 mjekët e infermierët shqiptarë.
Bëhet me dije se 55-vjeçarja punonte në një azil të moshuarish në Predore, dhe ndonëse ishte me Covid që në fund të shkurtit vijonte të asistonte të gjithë të moshuarit e sëmurë.
Ndonëse e infektuar ajo deri në ditët e fundit ishte në krye të detyrës derisa gjendja e saj u përkeqësua. Më pas ajo u shtrua në kujdes intensiv dhe ndërroi jetë për shkak të një hemoragjie në tru.


