Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare si pasojë e koronavirusit, ish-Ministrja e Bujqësisë gjatë regjimit komunist, Themie Thomai.
Thomai ka drejtuar një nga ministritë më të rëndësishme gjatë periudhës komuniste, nga viti 1976 deri në 1989, duke u bërë ministrja më jetëgjatë e bujqësisë në Shqipëri.
Po ashtu Thomai ka qenë përveç roleve të mëparshme në bujqësi edhe anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së.


