E kontaktuar nga Report Tv, Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë në ISHP tha se është në gjendje të mirë dhe se e di se ku ka ulur neglizhencën e saj në lidhje me respektimin e masave anti-covid ku mendon se mund të jetë infektuar.
“Jam shumë mirë faleminderit. Unë e di ku kam ceduar në masën e sigurisë. Jam shumë mirë tani“, tha Bino, duke shtuar se për më gjatë do të flasë më vonë, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Infektiv.