Është zbuluar identiteti i personit, i cili dyshohet se mund të ketë rrëmbyer vogëlushen Bleona Mata. Referuar një lajmi të publikuar në 13 Mars 2012 në median kroate, “Pa Gjurmë” ka ndëtuar identitetin e këtij personi, i cili përveç Bleona Matës dyshohet se ka rrëmbyer edhe tre fëmijë të tjerë.
Në një lidhje telefonike për emisionin me gazetaren Odeta Dume, Bukurie Mata, e ëma e Bleona Matës hodhi dyshime tek familja e ish-burrit duke thënë se mund të jetë një prej tyre, për shkak të faktit se të gjithë janë të pajisur me letra kroate.
Ajo tha se personin e dyshuar si rrëmbyesi i Bleonës e ka parë në fshat.
Bukurie Mata u shpreh:
Jam shumë e tronditur dhe e habitur për këtë lajm. Të gjithë goranët janë me letra kroate. Sot e gjithë familja e ish-burrit tim janë në Kroaci.
Kjo mund të ketë lidhje 100% me goranët. Ky person është 100% i familjes sepse të gjithë goranët janë me letra kroate. Do ta rivazhdojmë çështjen e kërkimit.
Ky person më është bërë si fytyrë e parë, është parë në fshatin Orjosht”.
Sipas lajmit të publikuar në median kroate, grupi ku bënte pjesë Sadat Toskiç sillte fëmijë nga Maqedonia e Veriut dhe Kroacia.
Ai ka falsifikuar dokumentet, duke angazhuar një grua të identifikuar si Sanja Krishto, e cila hiqej si nëna e fëmijëve të rrëmbyer në zyrën e regjistrimit në Sezvete.
Media kroate shkruan se duke falsifikuar çertifikatat e lindjes 2- trafikantët kanë mundur të sjellin nga Maqedonia drejt Kroacisë, 4 fëmijë shqiptarë, por planet e tyre kanë dështuar.
Ata u kapën në flagrancë duke tentuar të regjistronin fëmijë të tjerë. Kanë qenë nënpunësit e asaj gjendje civile që kanë dyshuar për vërtetesinë e dokumentave dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Lidhur me këtë ngjarje Sadat Toskiç u dënua me burg në vitin 2012 nga gjykata e Zagrebit ndërkohë që bashkëpunëtorja e tij Sanja Krishto u la e lirë.


