Dita e sotme, e hena pas Pashkëve, duket se ka qënë një ditë e “zezë.” Janë shënuar plot katër vetvrasje në vend, dy prej të cilëve ishin minorenë në moshat 12 dhe 14 vjeç.
Shkaqet kanë qënë të ndryshme, nga përfshirja në sektet fetare, deri tek përdorimi i alkoolit. Rasti i katërt ndodhi vetëm para pak minutash ku një 12 vjeçar në Sarandë, u vetvra në oborrin e shtëpisë.
RASTI I KATERT
Ngjarja:
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen numër 1 në qytetin e Sarandës. Sipas të dhënave të para, një djalë 12 vjeç ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Sarandës.
Fëmija u soll nga prindërit, të cilët kanë deklaruar për mjekët se e kishin gjetur të vetëvarur në një pemë në kopshtin e shtëpisë rreth orës 21:30.
Dyshohet se fëmija kishte bërë debat me prindërit dhe ishte larguar nga banesa. Nga ana e mjekëve u bënë përpjekjet reanimatore por pa rezultat. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.
RASTI I TRETE
Çfarë ndodhi sot:
“E treta për sot/ I mituri nga Vlora tenton të vetëvaret. Dyshimet e para: I përfshirë në sekte fetare!”
Një 14-vjeçar nga Akernia e Novoselës ka tentuar të vetëvaret paraditen e sotme.
I mituri me iniciale A.M është gjetur në kohë nga familjarët e tij të cilët e kanë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.
Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet parakrake dyshohet per perfshirjen e te miturit ne sekte fetare.
RASTI I DYTE
“Gjendet i pajetë 33-vjeçari korçar në banesë…”
Një 33-vjeçar është gjendur i pajetë ditën e sotme në banesën e tij në qytetin e Korçës.
I riu i identifikuar si Denis Qirko prej kohësh është diagnostikuar me probleme shëndetësore. Burimet thanë se Qirko ishte përdorues i rregullt i alkoolit.
Ditën e djeshme ai ka mbërritur i dehur në banesë në orët e vona të mbrëmjet.
Në mëngjes familjarët, rreth orës 10.00 gjetën trupin e pajetë dhe lajmëruan policinë. Pritet që të kryhet autopsia për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
RASTI I PARE
“Jetonte i vetëm. VETVARET në oborrin e shtëpisë 52 vjeçari. Në trupin e tij…”
Në datë 02.04.2018, rreth orës 08:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Dritan Hoxha”, një shtetas dyshohet se është vetvarur.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se:
Shtetasi H.U, 52 vjeç, dyshohet se është vetëvarur në oborrin banesës së tij private, i cili jetonte i vetëm.
Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


