Filmi i animuar amerikan Simpsons, duket se ka parashikuar edhe satelitin shqiptar në hapësirë. Në një video të publikuar nga seriali i famshëm, shfaqet një satelitë me simbolin e shqiponjës, e ndërsa një prej personazheve duket se flet shqip, ndonëse nuk kuptohet edhe shumë qartë po dëgjohet fjala “i drejtohet”.
Filmi i animuar amerikan Simpsons, është i famshëm edhe për parashikimet që shpesh i adresohen se i ka bërë për ngjarje të mëdha botërore, ku ka arritur që të parashikojë nga rrëzimi i Kullave Binjake, te zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA, madje edhe COVID-in.


